Sot Dita Botërore e Ujit, alarm për pakësimin e tij në tokë deri 40%

Publikuar tek: bota, më 14:54 22-03-2015 Sot Dita Botërore e Ujit, alarm për pakësimin e tij në tokë deri 40%

Data 22 mars është shënuar si Dita Botërore e Ujit i cili është një nga burimet më të çmuara të jetës në tokë. Prestigjozja italiane Corriere dela Sera e ka quajtur burimin e ujit “ari blu” për vlerën e tij.

Në kuadër të kësaj dite, World Water Development Onu, e cila kryen çdo vit studime mbi çështjet e ujit ka raportuar për vitin 2015 se brenda 15 viteve toka do të ketë një mungesë prej 40% të ujit. Femrat janë ato që goditen më shumë nga kjo mungesë, pasi ato kalojnë 25% të ditës së tyre duke u siguruar familjarëve të tyre nevojat nëpërmjet ujit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës llogarisin 7,500 litra konsum të ujit për frymë gjatë një dite.

Konsumimi i ujit shihet i lidhur me ushqimin dhe trendet e fundit te ushqyerjes nga dietat me bazë niseshten në ato me bazë proteinat, pasi kanë rritur konsumin e ujit në sasi më të madhe. Problem tjetër në konsumin e ujit në masë të madhe është agrokultura e cila sipas raportit merr 70% të tij në nivel global. Por, Onu llogarit që në vendet në zhvillim agrokultura  merr  90% të konsumit të ujit. Ndërsa, në vitin 2050 llogaritet që 60% e ujit të konsumohet në agrokulturë  për shkak të rritjes së produktivitetit agrokulturor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022637128829956
array(1) { ["section"]=> string(71) "sot-dita-boterore-e-ujit-alarm-per-pakesimin-e-tij-ne-toke-deri-40-6626" }