Sot dita ndërkombëtare e librit dhe e së drejtës së autorit, vajza e Lasgushit: Shqipëria noton në një absurd

Publikuar tek: kulture-art, më 10:14 23-04-2018 Sot dita ndërkombëtare e librit dhe e së drejtës së autorit, vajza e Lasgushit: Shqipëria noton në një absurd Marie Poradeci, vajza e Lasgush Poradecit

Sot është data 23 prill, e njohur si Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e së Drejtës së Autorit.

Lidhur me këtë ka reaguar vajza e Lasgush Poradecit, Marie Poradeci e cila thotë se Shqipëria noton në një absurd të madh të moszbatimit të ligjit.

“Kur flitet për të drejtën e autorit apo për pronësinë intelektuale në vendin tonë është akoma e paqartë se për çfarë bëhet fjalë dhe deri ku është kufiri për të mos cënuar këtë të drejtë. Për të Drejtën e Autorit, Shqipëria noton në një absurd të moszbatimit të ligjit. Çdo lloj cënimi i të drejtës së autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të, është mundësi për ndëshkim dhe për dëmshpërblim të rëndë, pasuror dhe moral. Cënimi i të drejtës së autorit përbën vepër penale të rëndë në botën e qytetëruar, por në Shqipëri, gjendja faktike është katastrofike. Deri kur kështu do të vazhdojnë të na vjedhin në mënyrë të hapur pasurinë tonë intelektuale?”, pyet Marie Poradeci.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Muzeu Historik Kombëtar çel ekspozitën “Hello, my name is Tirana” në Bukuresht (FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.056527853012085
array(1) { ["section"]=> string(114) "sot-dita-nderkombetare-e-librit-dhe-e-se-drejtes-se-autorit-vajza-e-lasgushit-shqiperia-noton-ne-nje-absurd-117944" }