Sot ditëlindja e At Gjergj Fishtës, përvjetori i 145 i lindjes së tij

Publikuar tek: kulture-art, më 10:29 23-10-2016 Sot ditëlindja e At Gjergj Fishtës, përvjetori i 145 i lindjes së tij Sot 145 vjetori i lindjes se At Gjergj Fishtes

Eshtë konsideruar si Homeri shqiptar. Eshtë vlerësuar mjaft në kohën që jetoi por u “persekutua” vepra e tij në kohën e diktaturës. 

Sot At Gjergj Fishta, ka ditën e lindjes, dhe deri tani, nuk është njoftuar ndonjë aktivitet për të. I lindur në 23 tetor 1871, dita e sotme është përvjetor, 145 vjetori i tij. Ai ishte frat, shkrimtar, poet e prozator, publicist, arsmitar, estet, deputet, dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Eshtë shqiptari i parë i kandiduar për cmimin Nobel.

Më 30 dhjetor 1940 At Gjergj Fishta jep shpirt në spitalin civil të qytetit të Shkodrës ku ai ishte shtruar nga një sëmundje e zemrës dhe e mushkërive. Arkivoli me trupin e tij u vendos në Kishën e Gjuhadolit prej nga u përcoll në banesën e fundit nga pothuaj i gjithë qyteti si dhe autoritetet më të larta të kohës.

GJERGJ FISHTA - Gjuha shqype

Porsi kanga e zogut t'verës,

qi vallzon n'blerim të prillit;

porsi i ambli fllad i erës,

qi lmon gjit e drandofillit;

porsi vala e bregut t'detit,

porsi gjáma e rrfés zhgjetare,

porsi ushtima e nji tërmetit,

ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; á' e ambël fjala e saj,

porsi gjumi m'nji kërthi,

porsi drita plot uzdajë,

porsi gazi i pamashtri;

edhe ndihet tue kumbue;

porsi fleta e Kerubimit,

ka'i bien qiellvet tue flutrue

n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

qi këtë gjuhë të Perëndis',

trashigim, që na la i pari,

trashigim s'ia len ai fmis;

edhe atij iu thaftë, po, goja,

që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;

qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,

flet e t'veten e lén mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona

shi prej djepit na kanë thánun,

se asht një Zot, qi do ta dona;

njatë, qi jetën na ka dhánun;

edhe shqyp na thanë se Zoti

për shqyptarë Shqypninë e fali,

se sa t'enden stina e moti,

do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' má para,

n'agim t'jetës kur kemi shkue,

tue ndjekë flutra nëpër ara,

shqyp má s'pari kemi kndue:

kemi kndue, po armët besnike,

qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,

kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,

qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,

në këtë gjuhë edhe Kastriota

u pat folë njatyne ushtrive,

qi sa t'drisë e diellit rrota,

kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fés qi t'jini,

gegë e toskë, malci e qyteta,

gjuhën t'uej kurr mos ta lini,

mos ta lini sa t'jetë jeta,

por për té gjithmonë punoni;

pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,

fisi juej, vendi e zakoni

kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,

N'per gjuhë shqype bota mbarë

ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,

ka me ju njohtë për shqyptarë;

trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,

mali, bregu edhe Malcija

prej njaj goje sod t'brohrisim:

Me gjuhë t'veten rroftë Shqypnia!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kaq shumë paskam ndryshuar dhe s’e di? Si një brengë e çmendur pas teje, pres dhe s’di se ç’pres”... DËGJONI recitimin fantastik të Matilda Makoçit
Artistja Justina Aliaj i tregon të gjitha, flet për ngacmimet seksuale në diktaturë »
Article Logic
Execution time: 0.023957014083862
array(1) { ["section"]=> string(74) "sot-ditelindja-e-at-gjergj-fishtes-pervjetori-i-145-i-lindjes-se-tij-57130" }