Sot, ditëlindja e Moxartit

Publikuar tek: kulture-art, më 20:23 27-01-2015 Sot, ditëlindja e Moxartit

Wolfgang Amadeus Moxart , kompozitori i muzikës klasike, sot ka përkujtimin e ditës së tij të lindjes. Moxarti u lind më  27 janar të vitit 1756 në Salcburg dhe është një nga kompozitorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Kopozimet e tij do të bëheshin burim frymëzimi për të gjithë brezat e kompozitorëve që do të vinin më pas.

Ajo çfarë e dallon Moxartin edhe sot e kësaj dite janë individualiteti dhe karakteri që kishin kompozimet e tij.  Përpos shpirtit prej artisti, Moxarti njihej edhe për elegancën dhe bujarinë që reflektonte.

Disa nga operat e tij më të famshme janë:” Don Giovanni”, “ Flauti Magjik”,  “Martesa e Figaro-s”, “Cosi fan tutte”, “La Clemenza di Tito”etj…

Moxarti vdiq më 5 dhjetor të vitit 1791 në Vjenë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta vokalisti i Djemve të Detit
Replika / Kadare: Letra e Nasho Jorgaqit, e shëmtuar »
Article Logic
Execution time: 0.021919012069702
array(1) { ["section"]=> string(30) "sot-ditelindja-e-moxartit-1655" }