Sot do të mbushte plot 98 vjeç, por askush nuk u kujtua për personazhin që 'krenohen' shqiptarët

Publikuar tek: kulture-art, më 16:47 20-03-2018 Sot do të mbushte plot 98 vjeç, por askush nuk u kujtua për personazhin që 'krenohen' shqiptarët Qemal Stafa

Sot, në 20 mars, Qemal Stafa do të mbushte plot 98 vjeç.

Edhe pse në Shqipëri, shumë shkolla, rrugë, madje edhe fondacione politike, mbajnë emrin e tij, askush nuk u kujtua për ndonjë ceremoni të veçantë, për njeriun që la gjurmë në fillimet e veta dhe në historinë e LIIB.

Qemal Stafa lindi në 20 mars 1920 në Elbasan dhe u vra në 5 maj 1942, që sot përkujtohet si “Dita e Dëshmorëve”, një vdekje në rrethana ende të paqarta. Sepse sot, ende është i qartë fakti se gjithë miqtë e Qemal Stafës, që ishin me të apo e njihnin, ose janë vrarë nga diktatura, ose kanë vdekur në burg. Enver Hoxha, është një nga të akuzuarit për vrasjen e tij. Familja e Qemal Stafës u shpërngul në Elbasan nga Shkodra.

Në korrik 1936, pas vdekjes së të atit, familja e tij u vendos në Tiranë. U fut në shkollën shtetërore në Tiranë dhe në 1938 krijoi të parin grup komunist në Shkodër. Ai u emërua lideri I të rinjve komunistë në 8 nëntor 1941, kur u krijua Partia Komuniste.

Qemal Stafa ka qenë poet dhe ka shkruar me pseudinimin Bruto. Pavarësisht se Qemal Stafa është hero, gjatë gjithë jetës, familja e tij u la në harresë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Punojnë mikrofonët?” Robert Ndrenika ironizon keq Ramën
Rikthehen vajzat e librave, provokojnë “letërsinë mashkullore” »
Article Logic
Execution time: 0.47679615020752
array(1) { ["section"]=> string(100) "sot-do-te-mbushte-plot-98-vjec-por-askush-nuk-u-kujtua-per-personazhin-qe-krenohen-shqiptaret-113920" }