Sot duhet të përkujtonim Pjetër Gacin, por pakkush kujtohet për kompozitorin e himnit “Për ty atdhe”

Publikuar tek: kulture-art, më 16:59 27-03-2016 Sot duhet të përkujtonim Pjetër Gacin, por pakkush kujtohet për kompozitorin e himnit “Për ty atdhe”

Duhet të përkujtonim sot 85 vjetorin e lindjes dhe 21 vjetorin e ndarjes nga jeta të “Artistit të Popullit” që krijoi himnin “Për ty atdhe”. Por duket se pak kush e ka pasur mendjen te një artist si Pjetër Gaci. I lindur në fshatin Shiraj të rrethit të Shkodrës në 27 mars 1931, Pjetër Gaci në memorjen e artistëve ka edhe të njëjtën ditë atë të ndarjes nga jeta, 27 mars 1995.

Shkollën fillore e kreu në Shkodër, ndërsa më vonë ndoqi studimet e mesme në liceun “Jordan Misja” në degën e violinës në Tiranë. Studimet e larta I kreu në Moskë, në konservatorin “Çajkovski”.

Përkujtohet-kompozitori-Pjetër-Gaci.jpg

Gaci ka kompozuar të parin koncert për violinë në muzikologjinë shqiptare, të parën baladë për violinë dhe pjano dhe ka qenë anëtar i të parës Trio muzikale në Teatrin e Operas dhe Baletit. Kompozime të rëndësishme të tij janë operat “Toka Jonë” e “Përtej mjegullës” ndërsa sa i përket këngëve, himni “Për ty atdhe” mbetet një nga himnet më të dëgjuara edhe nga brezat e sotëm.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blendi Klosi i mrekulluar nga Anri Sala, shqiptari i talentuar në New York
Punimet për rrjetin e ujësjellësit, nxjerrin në dritë rrënojat e Sarandës antike »
Article Logic
Execution time: 0.020085096359253
array(1) { ["section"]=> string(103) "sot-duhet-te-perkujtonim-pjeter-gacin-por-pakkush-kujtohet-per-kompozitorin-e-himnit-per-ty-atdhe-36148" }