Sot e gjithë Franca në heshtje, nderon 130 viktimat e sulmit terrorist në Paris (PAMJET-VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 12:36 27-11-2015

Në të gjithë Francën flamuri nacional blu-bardhe-kuq u ul në gjysëmshtizë nga të gjitha godinat të premten. Presidenti francez Francois Hollande u kërkoi njerëzve të tregonin solidaritet patriotic me 130 personat e sulmit terrorist të masakruar dy javë më parë në Paris, raporton CNN.

Dhe në sheshin e madh Hollande u kërkoi qytetarëve të mbanin heshtje në këtë ceremoni kombëtare.

Të mbijetuarit e sulmit u shfaqen si të ftuar në krah të familjarëve të viktimave dhe diplomatëve që prezantonin vendet nga ishin viktimat që nuk kishin kombësinë franceze.

Parisi ka shumë vende publike të mëdha, por Hoteli Kombëtar i Invalidëve është një koleksion muzeumesh dhe monumentesh të shekujve të tërë luftërash franceze. Dhe momunentet e Napoleon Bonapartit janë aty. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032546043395996
array(1) { ["section"]=> string(97) "sot-e-gjithe-franca-ne-heshtje-nderon-130-viktimat-e-sulmit-terrorist-ne-paris-pamjet-video-26399" }