Meta takon Manjanin, Vasilin, Haxhinaston dhe Luan Ramën

Publikuar tek: politike, më 10:24 13-01-2016 Meta takon Manjanin, Vasilin, Haxhinaston dhe Luan Ramën

Ndryshe nga çdo e mërkurë tjetër, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, nuk kanë zhvilluar takimin e përjavshëm.

Duket se në axhendën e dy krerëve të aleancës qeverisëse duket se kanë ndërhyrë zhvillimet e fundit për Reformën në Drejtësi. Ndaj kreu i Kuvendit, Meta, është takuar sot në ambientet e Kuvendit me ministrin e Drejtësisë të LSI, Ylli Manjani dhe më pas me Pertit Vasilin dhe Luan Ramën. Ndërsa në orën 01:00 është njoftuar mbledhja e kryesisë së LSI.

Drafti i ekspertëve të nivelit të lartë për Reformën në Drejtësi përfundoi ditën e hënë dhe pritet t’i dorëzohet Komisionit të Venecias për shqyrtim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vila në Surel e kryeministrit Rama, ja si duket nga brenda (Foto)
Halimi në takim me ekspertët: Rama kërkon të kapë sistemin e drejtësisë »
Article Logic
Execution time: 0.03875994682312
array(1) { ["section"]=> string(61) "sot-e-merkure-por-rama-dhe-meta-nuk-takohen-si-cdo-jave-29871" }