Sot Eneda Tarifa konkurron në Eurovizion për të çuar Shqipërinë në finalen e madhe, si ta votoni

Publikuar tek: kulture-art, më 10:48 12-05-2016 Sot Eneda Tarifa konkurron në Eurovizion për të çuar Shqipërinë në finalen e madhe, si ta votoni

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Eneda Tarifa do të ngjitet mbrëmjen e sotme në skenën e spektaklit të këngës europiane me “Fairyrtale” me synimin për të kualifikuar Shqipërinë në finalen e madhe.

Ashtu siç është bërë traditë tashmë çdo vit për të mëbshtetur përfaqësuesen tonë, edhe këtë vit çdo shqiptar me që ndodhet jashtë shtetit mund të votojë me mesazh ose telefonatë numrin 17.

Numri i telefonit ku mund të dërgoni mesazhin tuaj është i ndryshëm për çdo shtet të Europës që është njëkohësisht pjesëmarrës në Eurovision. Numri i telefonit do të afishohet në ekran gjatë transmetimit të spektaklit. Eneda do të këndojë e parafundit në renditje.

Sakaq, personazhet e njohur publikë kanë nisur fushatën në mbështetje të këngëtares sonë.

“Kjo shoqja jonë, sot do të bëjë një nga gjërat që di të bëjë më mirë. Le ta mbeshtesim të gjithë. Foooorcaaaa Enedaaaa”, shkruan Gaz Paja.

 Martin Leka:

"Sot konkuron Shqipëria me këngetaren Eneda Tarifa në Festivalin Europian të Këngës!

Shqiptarët që jetojnë në shtetet e mëposhtme që janë në grupin tonë, mund dhe duhet të votojnë Nr. 17. Është një gjë në dukje e vogël, por që i bën një shërbim kaq të madh vendit të vet, Shqipërisë, Kosovës e shqiptarëve kudo që janë!

Letoni, Poloni, Zvicer, Izrael, Bjellorusi, Serbia, Irlande, Maqedoni, Lituani, Australi, Slloveni, Bullgari, Danimarke, Ukraine, Norvegji, Gjeorgji, Belgjike, Itali, Gjermani, Angli.

P.S. Italia, Gjermania dhe Anglia janë të kualifikuara direkt në finale, por këto shtete votojnë në grupin tonë"!

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Keni dëgjuar një mongol të këndojë në shqip? Ky është momenti për “Lule Bore” (VIDEO)
Nishani nderon Kadarenë me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Shkrimtari: Jam i prekur »
Article Logic
Execution time: 0.0243079662323
array(1) { ["section"]=> string(101) "sot-eneda-tarifa-konkurron-ne-eurovizion-per-te-cuar-shqiperine-ne-finalen-e-madhe-si-ta-votoni-40230" }