Sheshi “Skënderbej” ditën e sotme inagurohet me një koncert madhështor. Përveç gjelbërimit të shtuar dhe pllakave nga të gjitha trojet e vendit, ajo që ka bërë përshtypje në sheshin e ri, janë shatërvanet.
Ato janë projektuar që të jenë shumëngjyrësh dhe në pika të ndryshme të tij. Dhe siguisht që shatërvanet janë një nga aspektet më të bukura në projektin e sheshit “Skënderbej”.
Por në fakt ndërtimi i një sheshi me shatërvane shumëngjyrëshe nuk është një ide origjinale. Pasi kjo ide është “kopjuar” nga sheshi qëndror i qytetit të Divjakës, i cili më herët në kuadër të projektit të “Rilindjes Urbane” është transformuar me shatërvane shumëngjyrëshe. Ky detaj është dhe e përbashkëta mes këtyre dy qyteteve tejet të ndryshme nga njëra tjetra.