Sot heshtje zgjedhore, nesër shqiptarët drejt kutive të votimit

Publikuar tek: politike, më 07:52 20-06-2015 Sot heshtje zgjedhore, nesër shqiptarët drejt kutive të votimit

Ka nisur heshtja zgjedhore, e cila do të pasojë me procesin e votimit drejt kutive, ditën e nesërme. Fushata elektorale për zgjedhjet vendore është mbyllur dje, për t’u lënë 1 ditë reflektimi shqiptarëve për t’u menduar se për kë do të votojnë dhe të pandikuar nga sloganet dhe mesazhet politike.

Për të gjetur emrin se në cilën godinë do të votosh, mund të përdorësh websitin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, www.cec.org.al, dhe të zgjedhësh ''Zgjedhjet 2015'' te seksioni  Zgjedhje Lokale. Aty është publikuar lista e të gjithë zgjedhësve.

Zgjedhësi do votojë me dy fleta votimi, njëra për kryetarin e bashkisë dhe tjetra për kandidatët për anëtarët e Këshillit Bashkiak.  Në krahë të kandidatit për kryetar bashkie ose kandidatit për këshilltar bashkiakë, në kuadratin e bardhë vendosen shenjat  ‘’X” ose “+” që tregon se keni dhënë votën tuaj.

Qendrat e votimit hapen nesër në 07:00 dhe mbyllen në 19:00. Nesër do votojnë 3.382.295 zgjedhës.

fletevotimi2015

Model i fletës së votimit për kryetar bashkie

fletevotimi22015

Modeli i fletës së votimit për këshilltarët bashkiakë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006364107131958
array(1) { ["section"]=> string(68) "sot-heshtje-zgjedhore-neser-shqiptaret-drejt-kutive-te-votimit-14060" }