Sot, ish presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova do të mbushte 71 vjeç

Publikuar tek: politike, më 09:27 02-12-2015 Sot, ish presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova do të mbushte 71 vjeç Ish presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova

Sot, ish presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova do të mbushte 71 vjeç. E në kohën që ndokush në Kosovë të kujtohej për ditëlindjen e tij, klasa politike kosovare po sot do të presë sekretarin amerikan të shtetit John Kerry, ndërkaq, mazhoranca dhe opozita i kanë punët më keq se ndonjëherë tjetër. 

Doktor Ibrahim Rugova lindi në 2 dhjetor 1944 në Cerce të Istogut dhe u nda nga jeta në 21 janar 2006. Rugova u diplomua në degën e Albanologjisë në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1971. Mori doktoratën në letërsi në po këtë universitet në 1984.

Në vitin 1988 doktor Rugova u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës që u bë edhe një zë I fuqishëm kundër sundimit serb në Kosovë. Në dhjetor 1989 mori detyrën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partia e parë politike që u ngrit kundër regjimit serb. Doktor Rugova u zgjodh kryetar i parë i Republikës së Kosovës e cila u shpall republikë në shtator 1990.

Pas luftës së 1999, presidenti Rugova vazhdoi detyrën e tij pasi LDK fitoi të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë gjatë gjithë asaj periudhe, deri ditën që u nda nga jeta. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rexhep Meidani sulmon qeverinë duke treguar barcaletë dhe një këshillë për Ramën nga Çërçilli
Malltezi: “Qeveria licencë për prerjen e pyjeve, moratoriumi pas shkatërrimit të parcelave”... Dhe 6 pikat ku e sfidon PD »
Article Logic
Execution time: 0.023645162582397
array(1) { ["section"]=> string(71) "sot-ish-presidenti-i-kosoves-ibrahim-rugova-do-te-mbushte-71-vjec-26759" }