Sot krenohet me hartën e fitores së PS, 5 vite më parë udhëhiqte ‘Grupin e Zjarrit’ në mbrojtje të Berishës

Publikuar tek: politike, më 17:51 21-01-2016 Sot krenohet me hartën e fitores së PS, 5 vite më parë udhëhiqte ‘Grupin e Zjarrit’ në mbrojtje të Berishës

Gjatë debateve të zhvilluara në Kuvendit e Shqipërisë në 5 vjetorin e vrasjes së 4 protestueve në bulevard, është përmendur shpesh herë edhe emri i kryetarit të Partisë Socialiste në Mat, Agron Malajt.

Ashtu siç mediat kanë njoftuar muaj më parë, Malaj, i cili përveç PS-së drejton edhe OSHEE për rajonin e Burrelit, por 5 vite më parë ai ndodhej në pozicione krejt të kundërta me kolegët dhe mbështetësit e kësaj partie.

Më 21 janar të 2011, Agron Malaj udhëhiqte “Grupet e Zjarrit” që qëlluan mbi protestuesit, duke lënë 4 të vdekur në bulevard. Argumenti politik që shfaqet sa herë përkujtohet ajo ngjarje, është se sulmi me armë ishte i detyrueshëm për shkak se protestuesit kërkonin të merrnin godinën e Kryeministrisë.

Ndonëse, detyra ia kërkonte që 5 vite më parë të ‘luftonte’ kundër Ramës, sot është socialisti i parë rrethit të Matit, ndërsa në profilin e tij në facebook krenohet me suksesin e arritur nga kjo parti në zgjedhjet e fundit lokale. 

11058638_10203920545405299_2232954579149157680_n.jpg

*Edi Rama, Shkëlqim Cani dhe Agron Malaj gjatë fushatës së 2015-ës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Regjistrohet procedimi penal për 4 koncensionet e ministrit Beqaj
Pas reklamës së paguar, te “Economist” shfaqet një artikull jo shumë pozitiv për Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.029015064239502
array(1) { ["section"]=> string(110) "sot-krenohet-me-harten-e-fitores-se-ps-5-vite-me-pare-udhehiqte-grupin-e-zjarrit-ne-mbrojtje-te-berishes-30620" }