Sot miqësorja Shqipëri-Katar, ja kush e transmeton ndeshjen vendimtare

Publikuar tek: sport, më 09:14 29-05-2016 Sot miqësorja Shqipëri-Katar, ja kush e transmeton ndeshjen vendimtare

Shqipëria do të luaj sot në orën 17:30 në Austri ndeshjen miqësore kundër Katarit. Kjo përballje ndonëse me një kundërshtar jo të nivelit të lartë, do të jetë vendimtare sa i përket përzgjedhjes së 23 lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Francës për Kampionatin Europian.

Trajneri Gianni de Biasi do të publikojë më date 31 listën përfundimtare të skuadrës që do na prezantojë në “Euro2016”.

Ndeshja do të transmetohet në RTSH dhe RTSH Sport, si dhe në platformën Digitalb në kanalet SuperSport 2 dhe SuperSport 2 HD.

Ndërsa më 3 qershor do të luhet edhe miqësorja e fundit përpara nisjes për në Francë, kundër Ukrainës në stadiumin e Bergamos në Itali. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Barcelona reagon zyrtarisht për fitoren e Realit në Champions
Publikohet lista e Kosovës për miqësoren kundër Ishujve Faroe, Meha nuk është i përfshirë »
Article Logic
Execution time: 0.027033090591431
array(1) { ["section"]=> string(75) "sot-miqesorja-shqiperi-katar-ja-kush-e-transmeton-ndeshjen-vendimtare-41788" }