Sot ndeshja Dinamo e Zagrebit – Skënderbeu, ja ç’thonë Bledi Shkëmbi e Mirel Josa

Publikuar tek: sport, më 10:09 25-08-2015 Sot ndeshja Dinamo e Zagrebit – Skënderbeu, ja ç’thonë Bledi Shkëmbi e Mirel Josa

Skënderbeu ka udhëtuar dy ditë më parë drejt Zagrebit dhe sot do të ndeshet kundër Dinamos në fushën e tyre. 

Skuadra kampione e Shqipërisë e cila pati një ecuri të mirë në Champions, u ndal në fakt nga Dinamo e Zagrebit në Elbasan Arena, në një ndeshje që përfundoi 1 me 2 në favor të kroatëve. Por sot, ata duan një revansh pikërisht në Zagreb.

Bledi Shkëmbi, kapiteni, përpara ndeshjes, thotë disa përjetime të tijat.

“Eshtë e vërtetë që kam qenë pjesë e dy ekipeve në Kroaci dhe kam luajtur vërtet shumë, por për momentin nuk mund të krijoj dot një ide rreth asaj Dinamoje dhe kësaj Dinamo Zagreb të sotme.

Do të veçoja ndeshjen që kam luajtur në kohën kur isha te Rijeka e përfunduar 0-1 për Dinamo Zagreb, ku ka shënuar gol Olic.

Padyshim që këtu kam kaluar një pjesë të mirë të jetës time profesionale dhe futbollistike. Prandaj ruaj gjithmonë kujtime të mira për tifozët për ambjentin futbollistik, por edhe për kroatët.

Të jemi të sinqertë e dimë shumë që është shumë e vështirë. Me atë që pamë në ndeshjen e parë, patjetër që do ndryshojmë dhe duhet të ndryshojmë disa gjëra. E dimë që kundër Dinamos është e vështirë t’i shënosh dy gola megjithatë fakti që nuk do të kemi shumë presim sot do të na bëjë që të kemi më shumë përqëndrim për lojën. Ne do të mundohemi maksimalisht që tja arrijmë qëllimit.

Dhe unë mendoj se Dinamo ka lojtarë shumë të mirë në përbërje. Por preferoj të zgjedh më shumë Ante Coric që u aktivizua në pjesën e dytë gjatë ndeshjes së parë dhe tregoi cilësi shumë të mira, për më tepër që ka një moshë shumë të re”, - deklaroi Bledi Shkembi.

Për trajnerin e Skënderbeut Josa, sfida është e vështirë.

“Trajneri i Dinamos do të mbajë lojtarët e tij me këmbë në tokë. Normalisht edhe unë po të isha në pozitat e tij të njëjtën deklaratë do të bëja. Dinamo Zagreb fitoi në Elbasan dhe kjo fitore ja bën edhe më të lehtë ndeshjen e kthimit. Megjithatë ne do të provojnë të luajmë shanset tona dhe të jemi sa më konkretë në ndeshjen e kthimit.Është e vërtetë që ne luajmë pa Salihin që ka qenë pjesë e jona në ndeshjet e deritanishme të Ligës së Kampioneve, por përvecse ishte i dëmtuar, ju bëj të ditur se ai nuk do të jetë më pjesë e jona për vazhdimësinë. Lojtari ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Izraeli dhe do të vazhdojë atje aventurën e tij, si pjesë e Makabi Haifas. Ai nuk është një lojtar i ri. Ka qenë pjesë e jona në sezonin e kaluar, por për disa arsye personale nuk është bashkuar me ekipin gjatë muajve të verës. Unë i njoh mirë aftësitë e këtij lojtari, por nuk do të thotë që ai nesër do të jetë në formacion. Kjo, sepse ka bërë vetëm një ditë stërvitje me ne, dhe do të luajë apo jo, janë gjëra që i vendos vetëm unë.Nuk do të thotë që një ekip të kërrkojë të shënojë dhe të luajë në sulm në gjysëmfushën kundërshtare, ose të paktën për ta bërë këtë duhet të kesh një ekip të mirë dhe me kualitete, në mënyrë që edhe të shënosh, por edhe të mos goditesh nga kundërshtari. Ne këtë gjë e pamë edhe në ndeshjen e kaluar kur luajtëm ndaj Dinamo Zagreb. Ne duhet të kemi një mbyllje zone shumë të kujdesshme dhe më pas të dimë shumë mirë si të reagojmë ndaj Dinamos. Ne ta çojmë njëherë lojën deri te penalltitë dhe më pas të flasim. Dinamo mund të stërvitet për penallti, por unë si trajner i Skënderbeut them atë që është fakt. Ne kemi luajtur finalen e Superkupës në Shqipri dhe e kemi humbur me penallti. Prandaj unë i qëndroj idesë që ai që di të gjuajë penallti nuk ka nevojë ti bëjë në stërvitje. Di të gjuajë dhe kaq. Nuk mund të bëj ndarje mes lojtarëve të Dinamos. Ata kanë një grup shumë të mirë futbollistësh dhe funksionojnë si grup. Më pëlqejnë Mashado, Sudani dhe Pinto, por nuk mund të le mënajë dhe Piacën. Më pas është trajneri i Dinamos ai që vendos se cili është më i miri. Dinamo ka shumë lojtarë cilësorë dhe unë nuk mund të bëj diferencime. Ka plot lojtarë të rinj, madje u ka vënë çmime të larta në merkato dhe ju gazetarët kroatë e dini këtë. - keshtu ka deklaruar Josa.

{gallery}Skenderbeu{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tifozi i Stoke humbet bastin, “detyrohet” të bëjë tatuazh emrin e Xherdan Shaqirit
Vdes pas përplasjes piloti i Formual 1, mori goditje të rënda në kokë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.027419805526733
array(1) { ["section"]=> string(84) "sot-ndeshja-dinamo-e-zagrebit-skenderbeu-ja-c-thone-bledi-shkembi-e-mirel-josa-19118" }