Sot ndeshja Tirana-Laçi në Krujë, bileta 4 mijë lekë dhe bardheblutë falas transportin për tifozët

Publikuar tek: sport, më 11:38 29-08-2015 Sot ndeshja Tirana-Laçi në Krujë, bileta 4 mijë lekë dhe bardheblutë falas transportin për tifozët

Sot luhet ndeshja e futbollit Tirana-Laçi,  dhe për shkak të rikonstruksionit të stadiumit të Laçit, ndeshja do të luhet në stadiumin ‘’Kastrioti’’ të Krujës. Bileta do të kushtojë 400 lekë të reja.

Skuadra e Tiranës vë në dispozicion edhe autobusë për të transportuar drejt Krujës tifozët e saj.

“Tirana” luan sot ndeshjen e dytë në kampionat .Pas fitores në Pukë përballlë Tërbunit, java e dytë rezervon një tjetër ndeshje në transfertë.

“Tirana në këtë takim i ka të gjithë lojtarët të gatshëm. Përjashtim bën Elis Bakaj që mbetet në pritje të lejekalimit nga Hapoel Ranana. Sulmuesi është grumbulluar me skuadrën dhe nëse do të regjistrohet në kohë do të jetë i gatshëm për trajnerin Shkëlqim Muça. Gjithashtu të gjithë lojtarët bardheblu janë në formë të mirë e të gatshëm për ndeshjen e javës së dytë përballë Laçit”, deklaron KF Tirana.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elis Bakaj, sulmuesi rikthehet te ‘’Tirana’’
Portieri i Tiranës ka ditëlindjen, shikoni surprizën që i përgatisin shokët e skuadrës Stivit (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.017230033874512
array(1) { ["section"]=> string(103) "sot-ndeshja-tirana-laci-ne-kruje-bileta-4-mije-leke-dhe-bardheblute-falas-transportin-per-tifozet-19460" }