Sot në orën 12:00, të gjithë shoferëve në Shqipëri policia u kërkon të fikin për 1 minutë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:29 20-11-2016 Sot në orën 12:00, të gjithë shoferëve në Shqipëri policia u kërkon të fikin për 1 minutë

Në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor, Policia Rrugore fton të gjithë drejtuesit të ndalojnë automjetet e tyre për 1 minutë në orën 12.00 në datën 20.11.2016, në shenjë nderimi të viktimave të trafikut rrugor.

Po sot, punonjësit e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, do të mbajnë një shirit të zi, dhe 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore në të gjithë vendin ka planifikuar të zhvillojë një sërë veprimtarish sensibilizuese për ndërgjegjësimin e të gjithë përdoruesve të rrugës për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16632008552551
array(1) { ["section"]=> string(94) "sot-ne-oren-12-00-te-gjithe-shofereve-ne-shqiperi-policia-u-kerkon-te-fikin-per-1-minute-60083" }