Sot protesta, Aleanca Kundër Importit të Plehrave reagon ashpër kundër Ambasadës Amerikane: Korrigjoni deklaratën, protestën e organizojmë ne

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:19 01-10-2016 Sot protesta, Aleanca Kundër Importit të Plehrave  reagon ashpër kundër Ambasadës Amerikane: Korrigjoni deklaratën, protestën e organizojmë ne

Sot Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) organizon sot protestën por dje ka reaguar kundër deklaratës të bërë  nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë. 

Në njoftimin e Ambasadës thuhej se protesta do të organizohet nga partia opozitare, por AKIP i kujton zyrtarëve amerikanë se është kjo organizatë ajo që ka marrë lejen për protestën e sotme. Madje aktivistët kërkojnë nga Ambasada që të korrigjojë tekstin e deklaratës.

“Sqarim! Lidhur me njoftimin zyrtar të Ambasadës Amerikane për marshim-protestën e ditës së nesërme (sot) kundër importit të plehrave, i bëjmë me dije Ambasadës Amerikane se autorësia e kësaj proteste i takon Aleancës Kundër Importit të Plehrave, AKIP, që është një grupim vullnetarësh qytetare dhe ojf-sh. Leja për protestën e nesërme është dërgur nga AKIP. I kërkojmë menjëherë Ambasadës Amerikane të korrigjojë menjeherë tekstin pasi sipas njoftimit të saj, kjo protestë organizohet nga opozita. Ju faleminderit, AKIP”, thuhet në reagimin e aktivistëve.

Lexo edhe: Ambasada e SHBA godet shoqërinë civile: Protesta nesër organizohet nga PD, kini kujdes

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017775058746338
array(1) { ["section"]=> string(144) "sot-protesta-aleanca-kunder-importit-te-plehrave-reagon-ashper-kunder-ambasades-amerikane-korrigjoni-deklaraten-protesten-e-organizojme-ne-54704" }