Sot seance për Serbi-Shqipëri, ja çfarë po ndodh në Lozanë

Publikuar tek: sport, më 09:02 17-04-2015 Sot seance për Serbi-Shqipëri, ja çfarë po ndodh në Lozanë Delegacioni shqiptar sot ne Lozane perpara trupit gjykues

Seanca e gjyqit në Lozanë ku po dëgjohet pala shqiptare për ndeshjen Serbi- Shqipëri, ka filluar dy orë më parë. 

Delegacioni shqiptar atje ka në përbërje presidentin e Federatës Armando Duka, trajnerin e kombëtares shqiptare Gianni de Biasi, si dhe kapitenin e kombëtares Lorik Cana.

Kjo është foto e parë që Digitalb sjell nga salla ku po qëndrojnë përfaqësuesit shqiptarë, ku duket trajneri De Biasi duke mbajtur shënime, dhe trajneri Lorik Cana duke folur me avokatin e palës shqiptare Antonio Rigozzi. “Jemi ende në seancë” shkruan me sms për neësbomb.al presidenti Armando Duka.

Delegacioni shqiptar ka mbërritur në gjykatën e Arbitrazhit në Lozanë në orën 07.00 të mëngjesit. I pari që do të japë dëshminë, do të jetë kapiteni Lorik Cana.

Sot gjykata e Arbitrazhit do të dëgjojë pretendimet e palës shqipare për këtë ndeshje, duke cuar në Arbitrazh vendimin e UEFA që i heq 3 pikë në tavolinë Shqipërisë, me argumentin se nuk donte të vazhdonte ndeshjen, në një stadium prej 30 mijë vetësh që në kor ulërisnin “vritini shqiptarët”. E jo vetëm kaq, por hynë në fushën e lojës duke i dhunuar ata. 

Çfarë po ndodh ne Lozanë?

Të pranishëm në seancën dëgjimore të Shqipërisë në Lozanë janë dhe drejtues të Federatës Serbe, si sekretari  i përgjithshëm Zoran Lakoviç, shefi i sigurisë së federatës Milivoj Mirkov dhe shefi i personaletit të stjuartëve në stadiumin “Partizani” të Beogradit, gjithashtu kapiteni i Përfaqësues Serbe, Branislav Ivanoviç.

Menjëherë pasi kanë përfunduar dëshminë trajneri De Biazi dhe kapiteni  Cana,  do të dëshmojnë përfaqësuesit e Federatës Serbë, që përmendëm më lart.

Ndërkohë nga pala shqiptare, në mbrojtje të saj, do të flasin para gjykatës ekspertë të mirënjohur në arenën ndërkombëtare, si, Prof. Sebastien Besson, i specializuar në çështjet e arbitrazhit, profesor në universitetin e Neuchatel që konsiderohet si lideri i brezit të ardhshëm të jurisprudencës zvicerane dhe Prof. Dr. Alain Macaluso, një tjetër emër i madh i së drejtës ndërkombëtare, lektor në universitetin e Lozanës.

Pasi të përfundojë seanca dëgjimore e të dy palëve, Gjykata e Arbitrashit Sportiv mund ta mbyllë seancën pas orës 18:00. Duke lënë në të kuptojmë që vendimi për këtë çështje mund të mos merret sot.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cana: Ngjarjet e Podgoricës nuk krahasohen me ato të Beogradit
Kështjella e 1693, godina që vendos sot për fatin futbollistik të Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.015997171401978
array(1) { ["section"]=> string(71) "sot-seance-per-serbi-shqiperi-ne-lozane-shqiperia-kerkon-tre-piket-8965" }