‘Sot u mbajt një minutë heshtje për Kacifas në Parlamentin grek’, gazetari: Pas tre vitesh do rivarroset në...

Publikuar tek: aktualitet, më 14:31 09-11-2018 ‘Sot u mbajt një minutë heshtje për Kacifas në Parlamentin grek’, gazetari: Pas tre vitesh do rivarroset në...

Paraditen e sotme është mbajtur një minutë heshtje në Parlamentin grek në nder të Konstantinos Katsifas, i cili u vra nga forcat RENEA në Bularat.

Sipas gazetarit të Fax Neës Shpëtim Zinxhiria, në Greqi nuk janë dënuar thirrjet kundër shqiptarëve. Ndërsa disa deputetë në Kuvendin grek e kanë cilësuar kryeministrin Edi Rama idiot dhe provokator, duke iu referuar etiketimeve të këtij të fundit si gomerë për grekët.

Gazetari shprehet më tej se pa tre vitesh Kacifas varroset në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, dhe te vendi ku ai u vra do të ngrihet një Kishë

‘’Dje në parlamentin grek është bërë një diskutim lidhur me vrasjen e Katsfifas,ka qenë një ish-ministre e punës ajo që ka reaguar ashpër kundër ekstremistëve grekë, ku është shprehur se ngjarja ka qenë e karakterit fashist. Agimi i Artë ka detyruar Parlamentin që të mbajë një minutë heshtje gjatë ditës së sotme. Rama është quajtur provokator për reagimin që ka pasur pas varrimit. Kristo Papas e ka quajtur Ramën një idiot, që nuk e di se çfarë flet.  Katsifa është quajtur hero dhe sipas informacioneve që unë kam pas tre vitesh ai do të varroset në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, dhe te vendi ku ai u vra do të ngrihet një Kishë. Tre deputetët shqiptarë që ishin dje në Bularat treguan fytyrën e tyre të vërtetë. Unë sot zbulova 5 vrasje të tjera të shqiptarëve, të pesta nga Policia greke. Duke ditur që ne kemi 120 incidente me Greqinë, ne shkojmë dhe ndërtojmë varrezat e ushtarëve grekë në tokën shqiptare”, u shpreh Zinxhiria.

zinxhiria-1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Shteti ka rënë’, Basha i bashkohet protestuesve te Unaza e Re: Mbroni veten tuaj
‘Bularati’, Sandër Lleshi merr në dorë ‘frerët’: 52 persona 'NON GRATA', askush të mos e marrë urtësinë tonë për dobësi »
Article Logic
Execution time: 0.0041029453277588
array(1) { ["section"]=> string(110) "sot-u-mbajt-nje-minute-heshtje-per-kacifas-ne-parlamentin-grek-gazetari-pas-tre-vitesh-do-rivarroset-ne-140896" }