Sot zgjedhjet në 4 komunat e veriut të Kosovës, Vuçiç thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, tregoni sa e doni Serbinë

Publikuar tek: rajon, më 07:29 19-05-2019 Sot zgjedhjet në 4 komunat e veriut të Kosovës, Vuçiç thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, tregoni sa e doni Serbinë

Në komunat veriore të Kosovës, në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok si dhe në Mitrovicën e Veriut janë hapur prej orës 07:00 të gjitha qendrat e votimit.

Ndërkohë, pak kohë para nisjes së votimeve, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka ftuar të gjithë serbët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

 “Le të dalin në zgjedhje, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, në katër komunat veriore të Kosovës. Le të dalin e të tregojnë se sa e duan Serbinë dhe të tregojnë se do të luftojnë për të ardhmen e atyre. Kjo është lutja ime”, ka thënë Vuçiç për televizionin serb “Pink”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12252497673035
array(1) { ["section"]=> string(121) "sot-zgjedhjet-ne-4-komunat-e-veriut-te-kosoves-vucic-thirrje-qytetareve-dilni-dhe-votoni-tregoni-sa-e-doni-serbine-164838" }