South Outdoor Festival, një event për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në jug

Publikuar tek: ekonomi, më 17:00 01-05-2017 South Outdoor Festival, një event për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në jug

“South Outdoor Festival”, një event i veçantë, i zhvilluar nga 29 prill deri në 1 maj në Pilur të Vlorës, solli në sytë e qindra turistëve vëmendjen për një mënyrë tjetër turizmi të qëndrueshëm për të zhvilluar zonat e thella rurale të Shqipërisë, një kombinim të turizmit malor dhe turizmit të Aventurës. Nën moton jo vetëm det, Piluri dhe rreth 14 fshatra të tjera rreth Himarës, kanë shumë traditë dhe vlera të vecanta për t’i treguar turistëve.

Ky event i organizuar ng GIZ, në bashkëpunim me bashkinë e Himarës, ministrinë e zhvillimit ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe dhjetra bashkëpunëtorë të tjerë, mblodhi në Pilur për tre ditë qindra turistë shqiptarë dhe vendas. E pranishme në këtë festival ishte dhe Ministrja e Zhvillimit Ekonimik, Turizmit, Tregtisë dhe Siopërmarrjes znj Milva Ekonomi, e cila përshëndeti festivalin South Outdoor Festival në qendër të fshatit Pilur.

Ky festival hapi dhe sezonin e verës për Himarën, dhe bëhet kështu aktiviteti i parë për hapjen e sezonit veror në gjithë Shqipërinë. Duke përshëndetur këtë event, Ministrja Ekonomi tha se ndihej shumë e lumtur që pikërisht sezoni këtë vit të hapet në një fshat si Piluri për të treguar që Shqipëria nuk i fton turistët vetëm për detin për por të parë shumë më tepër se kaq, dhe për të njohur këto zona të thella mikpritëse.  

Ajo theksoi se banorët e këtij fshati kanë arsye të ndihen të lumtur, pasi shumë të rinj u kanë ikur në emigracion, dhe tashmë qindra të rinj nga Shqipëria vijnë dhe pushtojnë fshatin me këto aktivitete aventure që janë krejtësisht rinore.

Ministrja Ekonomi tha se ky fshat dhe fshatrat përreth të Vlorës, kanë shumë potenciale turistike që duhen shfrytëzuar dhe duhet ta kthejë në një të mirë për komunitetin dhe zhvillim ekonomik. Pilkuri ka shumë asete natyrore, kulture e tradita, muzikë në kulinari. Ajo theksoi se ende ka punë për të bërë në infrastrukturë, energji, në investime të tjera për t’i lidhur këto zona me njëra tjetrën. E rëndësishme është që këto aktivitete të përsëriten dhe të mos jenë vetëm njëherë tha Ministrja Ekonomi.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik të Himarës përmes këtij festivali ishin dhe Ministri i Energjitikës z Damian Gjiknuri, kryetarët e Bashkive të Vlorës z Dritan Leli dhe i Bashkisë Himare Jorgo Goro. Ministri Gjiknuri premtoi se shumë shpejt do të ndërtohet dhe rruga nga Himara në Pilur. Ndërsa Kreu i Bashkisë Himarë, premtoi se vitin tjetër eventi do zhvillohet sërish në këtë zonë.

Ministrja Ekonomi mori pjesë dhe në forumin e gazetarëve të organizuar në fushën e aktiviteteve në Pilur, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për turizmin, planet e Ministrisë për zhvillimin e zonave të ndryshme turistike, për diversifikimin e produkteve turistike dhe promovimin e tyre.

Festivali South Outdoor, mblodhi në shumë aktivitete tour operatorë të sporteve outdoor si hiking, trekking, jeep safari, climbing, paragliding mountain bike, scuba diving etc. Gjithashtu kishte dhe aktivitete të shumta për fëmijë, muzike polifonike dhe muzike moderne. Gjatë tre ditëve u servirën ushqime të zonës, pati dhe minipanair produktesh artizanale. Një atmosferë fantastike pushtoi zonën malore të Pilurit për disa ditë, një event që synon të bëhet i përvitshëm për ta zhvilluar këtë zone.  

s1.jpg

s2.jpg

s3.jpg  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14427185058594
array(1) { ["section"]=> string(86) "south-outdoor-festival-nje-event-per-zhvillimin-e-qendrueshem-te-turizmit-ne-jug-77073" }