"South Outdoor Festival", tre ditë aventurë, adrenalinë dhe qejf në Himarë (FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 13:43 27-04-2017

Më në fund vjen edhe në Shqipëri festivali i aventurës, ku për tre ditë rresht të apasionuarit pas sporteve të natyrës do të mund të provojnë emocione të papara në një prej zonave më të bukura të Shqipërisë. Fshati Pilur i Himarës do të bëhet mikpritës i më shumë se 1000 mysafirëve nga i gjithë vendi, të cilët do të jenë pjesëmarrës në "South Outdoor Festival"...

Ky aktivitet është një iniciativë e projektit “Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor”, financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Shqipëri. Projekti synon rivitalizimin e fshatrave në Jug të vendit dhe zgjatjen e sezonit turistik në këto zona, ndaj dhe sjell këtë festival për të treguar potencialet e panjohura të këtyre viseve. Në fundjavën e gjatë (nga data 29 prill - 1 maj) që i pret pjesëmarrësit e regjistruar në këtë festival do të ketë: hiking, mountain bike, kayak, paragliding, jeep safari, scuba diving, stand up paddle, etj. Por nuk do të mungojnë ndërkohë aktivitete të tjera në natyrë si: yoga, kinema në qiell të hapur, panair me produktet vendase, riciklimi i mbetjeve në vepra arti, vizita në stan, kamping, etj.

Për pjesëmarrësit që shoqërohen nga fëmijë do të ofrohen gjithashtu mundësi argëtimi. Akomodimi do të bëhet në çadra, guest house dhe hotele në Himarë. Për ushqimin do të kujdeset një nga emrat e njohur në fushën e kulinarisë, Sokol Prenga, i cili ka përcaktuar një menu interesante me gatime tradicionale për të gjithë pjesëmarrësit.

Sakaq, në funksion të përmirësimit të kushteve dhe zgjatjes së sezonit turistik në këto zona, do të mbahet ditën e dielë një forum me pjesëmarrjen e dhjetëra gazetarëve të ardhur nga Tirana ku do të jenë prezentë Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj.Milva Ekonomi dhe Ministri i Energjisë e Industrisë, z.Damian Gjiknuri.

Por nuk përfundon me kaq gjithçka, në të dy mbrëmjet piluriote do të ketë për të pranishmit muzikë nga DJ dhe këngëtarë të njohur. Festa do të shpërthejë ditën e dielë kur në skenë do të ngjitet një nga artistët më të dashur në Shqipëri, Eugent Bushpepa. Nuk do të mungojë gjithaq as tradita gjatë këtyre netëve, e sjellë përmes grupit të Pilurit, Bejkë e Bardhë, të cilët në rolin e të zotëve të shtëpisë do të kujdesen për argëtimin e të gjithë të pranishmëve.

 

so1.jpg

so2.jpg

so3.jpg

so4.jpg

 

so5.jpg

so6.jpgso7.jpg

so8.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ëngjëjt janë larg”, një tjetër prodhim shqiptar bashkon Ndriçim Xhepën dhe Nik Xhelilaj
Më 3 maj ndarja e çmimeve të “Tirana Art Fest”, ja gjimnazet finaliste (LISTA) »
Article Logic
Execution time: 0.022793054580688
array(1) { ["section"]=> string(87) "south-outdoor-festival-tre-dite-aventure-adrenaline-dhe-qejf-ne-himare-foto-video-76636" }