Spahiu: PD dhe LSI të refuzojnë puçin e ndryshimeve kushtetuese, Edi Rama do ju bëjë gropën

Publikuar tek: politike, më 09:34 04-10-2015 Spahiu: PD dhe LSI të refuzojnë puçin e ndryshimeve kushtetuese, Edi Rama do ju bëjë gropën

Kreu i Aleancës Kuq e Zi i ka bërë thirrje opozitës si dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të mos bashkojnë votat për atë që, Kreshnik Spahiu e quan “puç të ndryshimeve kushtetuese”.

“Kushtetuata u miratua me referndum popullor dhe nuk mund të griset nga votat e 93 deputetëve për të rritur ambiciet dhe egot autoritare të kryeministrit Rama. Aleanca KuqeZi i bën thirrje të gjitha frocave parlamentare përfshi Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim që mos japin konsensus dhe të refuzojnë bashkimin e votave në këtë puç anti-kushtetues.

PD dhe LSI duhet të kushtëzojnë çdo ndryshim me reformën elektorale përndryshe Rama do u bëjë gropën të dyjave. Ashtu siç ka rekomanduar OSBE dhe diplomacia amerikane në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse nuk garantohet vota e lirë atëhere nuk sigurohet demokracia parlamentare.

Opozita parlamentare ende nuk i ka vënë gishtin kokës që nëse nuk realizohet reforma zgjedhore atëhre populli do ketë në kurriz për 30 vite Edi Ramën dhe gangsterët e tij që blejnë dhe vjedhin votat me thasë. Refuzoni projektin anti-kushtetues të Ramës sot që tä ndalim së bashku çmendurinë e këtij pushteti”, shprehet Spahiu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet debati me dyer të mbyllura i PD-së, Basha ironizoi Bregun
Sokol Balla: Përse nuk mund të gjykohet Ilir Meta »
Article Logic
Execution time: 0.023467063903809
array(1) { ["section"]=> string(95) "spahiu-pd-dhe-lsi-te-refuzojne-pucin-e-ndryshimeve-kushtetuese-edi-rama-do-ju-beje-gropen-22298" }