Spahiu për politikanët: S’lanë femër bionde e brune pa nxjerrë në rrugë. Flet edhe për kërpudhën e kryeministrit

Publikuar tek: politike, më 09:00 11-07-2015 Spahiu për politikanët: S’lanë femër bionde e brune pa nxjerrë në rrugë. Flet edhe për kërpudhën e kryeministrit Kreshnik Spahiu

Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuq e Zi, ka akuzuar sot një pjesë të politikanëve me aktivitet kriminal, duke thënë se nuk kanë lënë femër bionde e brune pa nxjerrë në rrugë. Ai ka ironizuar edhe kërpudhën që kryeministri Edi Rama ka vendosur në oborrin e Kryeministrisë, duke thënë se është ironi shumë e rëndë për shqiptarët.

“Kërpudhat që e kanë gjithë bota në menu, nuk e kanë provuar kurrë. Nuk ia kanë provuar shijen 90% e popullsisë, e pra ajo është një produkt me vlera ushqimore, jo vetëm artistike. Jo kjo është ironi shumë e rëndë për shqiptarët”, tha Spahiu.

Kurse për disa politikanë tha se s’kanë lënë femër pa nxjerrë në rrugë.

“Politikanët janë marrë me prostitucion, s’kanë lënë femër, bionde e brune, duke e nxjerrë rrugëve të Milanos, Zyrihut apo Hamburgut. Krimi që të drejtojë qytetet dhe Kuvendin e Shqipërisë, prandaj Aleanca Kuq e Zi ka një qasje ndryshe. Del Ambasada Amerikane dhe thotë mos e votoni se është dënu 5 herë në Hollandë, dhe populli i Skënderbeut e voton. Zgjedhjet e 2017 kurrë nuk mund të zhvillohen pa votën e emigrantëve, të cilët nuk shiten, po ndërtojnë kryeqytetet e botës. Nëse ata kanë blerë analistët, opinionistët dhe gazetarët, kemi mision t’u themi shqiptarëve si ka qenë Shqipëria dhe si është po pse ore me 5 poça do na hedhin hi syve këta, nuk mbulohet dielli me shoshë. Nuk jemi këtu për të bërë politikë, jemi për të mbijetuar dhe bërë rezistencë. ”, theksoi Spahiu.

Madje ai u bëri thirrje politikanëve që të mos dalin çdo herë në ekran me nga një veshje të re.

“Boll mo boll i bëtë gratë e motrat tuaja me pallate, veshjet tuaja kushtojnë kaq shumë! Po si nuk ju pamë dy herë në ekran me të njëjtën veshje, me të njëjtën kravatë, po shikoni homologët tuaj francezë e evropianë që as orë nuk mbajnë, po ju nuk keni asnjë vlerë, e vetmja vlerë e juaja është fasada. E vetmja paranojë e juaja është se ju jeni ‘’I dërguari’’ po mos e bëni këtë se Zoti do i’u vrasë”, tha Spahiu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama dhe Vuçiç flasin për “drejtësi europiane”, por “CAS” është ndërkombëtar
Berisha: Pasi hoqi shtatoren e Nënë Terezës, Rama po bllokon edhe atë të Rugovës »
Article Logic
Execution time: 0.028745889663696
array(1) { ["section"]=> string(116) "spahiu-per-politikanet-s-lane-femer-bionde-e-brune-pa-nxjerre-ne-rruge-flet-edhe-per-kerpudhen-e-kryeministrit-15887" }