Spahiu thirrje popullit pas daljes së dokumentit të pasurisë: T’i lajmë borxhet djalit të Ramës

Publikuar tek: politike, më 09:07 26-04-2016 Spahiu thirrje popullit pas daljes së dokumentit të pasurisë: T’i lajmë borxhet djalit të Ramës

Pas daljes së dokumentit të pasurisë të familjes Rama deklaruar në ILDKP, ka reaguar Kreshnik Spahiu i AK. Spahiu i bën thirrje ironikisht popullit të ndihmojë djalin e kryeministrit, Gregor Ramën “për të larë borxhet”.

“Në çdo rrugë dhe qytet të Shqipërisë nxirrni disa kuti ndihmash dhe i gjithë populli të hedh lëmoshë për tu larë borxhet e djalit të kryeministrit (Gregori Edi Rama). Ai sapo deklaroi në Inspektoriatin e Pasurive që ka borxhe dhe rezulton me minus gjatë vitit 2015:

"Gregor Rama ka pakësuar një llogari bankare me minus 197 629 lekë." Ja pse Al Kaponet nuk e votojnë reformën në drejtësi. Ja pse kanë frikë nga gjakata speciale e huaj dhe prokurorë amerikan.

Dilni nëpër rrugë dhe hidhni qindarkat nëpër kuti me mallkimin që ti bëjnë ilaçe”, përfundon me tone të ashpra thirrjen e tij Spahiu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama u përgjigjet britanikëve: Absurde të tërheqësh Shqipërinë në betejën për "BREXIT"
Mblidhet për të parën herë Komisioni Hetimor për CEZ-in, mungon opozita. Balla: 414 miliardë euro dëm »
Article Logic
Execution time: 0.022534132003784
array(1) { ["section"]=> string(100) "spahiu-thirrje-popullit-pas-daljes-se-dokumentit-te-pasurise-t-i-lajme-borxhet-djalit-te-rames-38707" }