Spaho në krye të Kuvendit, “Kristi” përplas ministrin Beqaj me gratë deputete: Beqaj: Nuk është çështje parash. Deputetet: Ti je intech+ hajdut

Publikuar tek: politike, më 12:09 05-11-2015 Spaho në krye të Kuvendit, “Kristi” përplas ministrin Beqaj me gratë deputete: Beqaj: Nuk është çështje parash. Deputetet: Ti je intech+ hajdut

Sëmundja e rëndë vogëlushit  Kristi Maze është bërë objekt përplasjesh mes ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe deputeteve të Partisë Demokratike: Arbiona Halimi dhe Albina Deda, sot në seancën plenare drejtuar nga Edmond Spaho. Ministri tha se transplanti i vogëlushit nuk është çështje parash por mungesa e gjetjes së organit. Kjo gjë irritoi deputetet e PD. Ato e akuzuan ministrin si “hajdut e jo human”.

Beqaj: Që në nëntor të vitit 2014 janë marrë me këtë rast e cila është një sëmundje shumë e rrallë, 1 në 1 milion. Jemi drejtuar institucioneve të huaja shëndetësore dhe është fjala për të realizuar një trasnplant të plotë të mëlcisë, duhet të kemi organin, mëlcia është organ i vetëm dhe nuk zgjidhet me trasnplant të pjesshëm dhe vende të ndryshme kanë kufizime për tja dhënë shtetasve të huaj. Familjarët janë njoftuar për përpjekjet, ende nuk kemi hequr me Kroacinë edhe Italinë. Nuk është çështje parash, nuk është gjetur ende një organ. Nuk është çështje parash. Vit pas viti Ministria e Shëndetësisë paguan fatura për mjekime jashtë shtetit për sëmundje që nuk kurohen në Shqipëri. Mos bëni politikë me sëmundjen dhe fatkeqësinë që i ka rënë një familje shqiptare.

(Ndërhyn Tahiri)

Spaho-Tahirit: Nuk je te kushërinjtë e tu në Vlorë, te Vëllezërit Tafilaj.

Arbiona Halimi: Ministria prej një viti i ka fshehur prindit refuzimin e Turqisë, në një vit gjëndja e djalit është përkeqësuar. Sigurisht që është fondi problem. Ky fëmijë nuk figuron i regjistruar në listën e pritjeve në spitalet e huaja. Siç ke çuar njerëz qoftë dhe për një dhëmballë çoje dhe Kristin. Isha vetë në QSUT. Nuk bënte dot Kristi një skaner se prindi nuk kishte para.

Beqaj-Spahos: Zoti Spaho është evidente që ju nuk bëni detyrën e kryetarit të Kuvendit por të PD-së.

Mos gënjeni që nuk ka mundësi për skaner. Në QSUT janë 7 skanera. Kur ju ishit në pushtet financonit edhe estetikë dhëmbësh me paratë e buxhetit të shtetit. Më vjen keq që ka dhe mjekë në grupit parlamentar të PD, duhet një listë pritje e bankave të organeve.

Albina Deda: Mos na bëj cinizma, ju nuk jeni human, jeni të pamëshirshëm, jeni fokusuar te vjedhja, te hajdutëria, ju nuk jeni as mjek. Lëvroni fondet. Je ministër intech+, ministri i hajdutërisë, i faktuar nga gjykata. Me argumenta jemi përballur edhe në komision.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hollanda: Nuk pranojmë azilantë nga Shqipëria dhe ballkani, janë vende të sigurta
Moment i jashtëzakonshëm në Kuvend/ Beqaj iu thotë deputetëve ‘’Kafshë’’, ja përgjigja e demokratëve »
Article Logic
Execution time: 0.028314828872681
array(1) { ["section"]=> string(138) "spaho-ne-krye-te-kuvendit-kristi-perplas-ministrin-beqaj-me-grate-deputete-beqaj-nuk-eshte-ceshtje-parash-deputetet-ti-je-8-1-hajdut-24718" }