Spaho: Pons Meta po rreket të lajë duart nga kjo histori, bashkëautor i taksave të larta

Publikuar tek: politike, më 12:18 15-08-2015 Spaho: Pons Meta po rreket të lajë duart nga kjo histori, bashkëautor i taksave të larta Edmond Spaho, nenkryetar i PD

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka akuzuar kreun e LSI-së, Meta se është baëshkautor i taksave të larta. Sipas PD, ai e ka aprovuar një gjë të tillë ndërsa thekson se po tenton t’i shpëtojë përgjegjësisë për taksat që Spaho i cilëson si “shkatërrimtare”.

“Sot kur çdo shqiptar e ka kuptuar se taksat e rritura kanë shkaktuar krizë, mjerim e varfëri, Pons Meta po rreket të lajë duart nga kjo histori. Ilir Meta është bashkautor i taksave te larta. Ai ka aprovuar rritjet e taksave, madje ka drejtuar seancat kur janë miratuar këto skema. Ai ka refuzuar njësoj si ortaku i tij Rama të dëgjojë paralajmërimet e opozitës. Ilir Meta dhe deputetet e tij ne Kuvend votuan kundër propozimit të Partisë Demokratike për uljen e taksave, që do ulnin çmimet e energjisë, karburantit dhe ushqimeve dhe do të hapnin mundësi për vende të reja pune. Ilir Meta njësoj si ortaku i tij refuzuan të dëgjojnë zërin e bashkuar të qytetarëve dhe opozitës që u ngritën në protesta kundër taksave të larta dhe rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë elektrike. Ndaj nuk i bën dot makiazh portretit të tij prej bashkëfajtori. Ai dhe ortaku i tij do të mbajnë përgjegjësi për taksat e larta, kontrabandën dhe korrupsionin që janë shkaqet e krizës ekonomike Rama-Meta”, përfundon reagimin e tij nënkryetari i PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj nis herët në mëngjes nga ish-Blloku aksionin për lirimin e hapësirave publike: Rrugët plot, tregjet bosh
LAJM I FUNDIT/ Natalia Velo, në krye të Këshillit Bashkiak Pogradec »
Article Logic
Execution time: 0.02243709564209
array(1) { ["section"]=> string(92) "spaho-pons-meta-po-rreket-te-laje-duart-nga-kjo-histori-bashkeautor-i-taksave-te-larta-18432" }