Spaho: Rama-Meta po mbrojnë Kokëdhimën. Kuvendi: Do e shqyrtojmë më 6 prill

Publikuar tek: politike, më 13:16 27-03-2015 Spaho: Rama-Meta po mbrojnë Kokëdhimën. Kuvendi: Do e shqyrtojmë më 6 prill Edmond Spaho, deputet i PD

Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë me përfaqësuesin e saj Edmond Spaho duke akuzuar kreun e Kuvendit Meta dhe kryeministrin Rama se po marrin në mbrojtje deputetin e PS Koço Kokëdhima i cili sipas PD, ka shkelur Kushtetutën në 150 raste pasi ka përfituar fonde publike nga biznesi i tij privat, por menjëherë ka reaguar këshilltari i Metës Emiljano Aleksi i cili tha se kërkesa e PD do të shqyrtohet më 6 prill të mbledhjes së ardshme.

Edi Rama dhe Ilir Meta manifestuan sërish standard të dyfishtë për të njëjtën çështje, duke marrë në mbrojtje Koço Kokëdhimën, dhe duke internuar deputetët armiq të partisë. Prej më shumë se 3 javësh, ka një kërkesë zyrtare në Kuvend për heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima, i cili është kapur duke shkelur Kushtetutën në 150 raste, pasi ka përfituar fonde publike përmes biznesit të tij privat.  Edhe pas insistimit të Partisë Demokratike, që rasti i Kokëdhimës të trajtohej në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, sërish Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë marrë në mbrojtje deputetin e tyre mik, dhe kanë vepruar me urgjencë ndaj deputetëve të padëshiruar tashmë prej tyre", tha Spaho duke e arsyetuar kështu mosdiskutimin e kërkesës së PD në Këshill.

"Duke e trajtuar rregulloren, ligjin dhe Kushtetutën sipas humorit dhe interesave personale, Edi Rama dhe Ilir Meta po thellojnë padrejtësinë në vend. Shkelja e Kushtetutës nga Kokëdhima është një akt i rëndë, dhe po aq e rëndë është shkelja e ligjit e rregullores dhe e Kushtetutës që bëjnë Rama e Meta duke marrë në mbrojtje deputetin e tyre.  Përfituesin e paligjshëm të fondeve publike, nuk do të mund ta shpëtojë as miku i tij kryeministër, as kryetari i parlamentit. Kushtetuta do të zbatohet dhe do të ketë drejtësi, do apo nuk do Edi Rama dhe Ilir Meta", përfundoi deklaratën e tij për mediat deputeti Spaho.

Pas kësaj Kuvendi reagoi nëpërmjet një tjetër deklarate për median, ku thuhet se kërkesa e PD nuk u shqyrtua në Këshill pasi mungoi deputeti Kokëdhima dhe avokati i tij por se çështja do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit më 6 prill.

"Bëjmë me dije opinionin publik se “Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta  prej kohësh i ka hapur rrugën procesit dhe e ka përcjellë kërkesën e PD-së,  në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, tek Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitet, duke dëshmuar në këtë mënyrë që, në asnjë rast nuk ka mbajtur një standard të dyfishtë, sikundër pretendohet, në trajtimin e kërkesave të ngjashme.

Gjithashtu bëjmë me dije se, kjo çështje,  për pamundësi objektive të paraqitjes së deputetit dhe avokatit të tij në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit,  do të trajtohet në mbledhjen e këtij Këshilli në datën 6 prill 2015 “, thuhet në deklaratën e Kuvendit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Papunësia dhe varfëria në rritje, dështim në shëndetësi dhe arsim
Berisha: Doshi dhe Frroku nuk e kanë merituar të jenë në Parlament por arrestimi i tyre është i paligjshëm »
Article Logic
Execution time: 0.50050520896912
array(1) { ["section"]=> string(77) "spaho-rama-meta-po-mbrojne-kokedhimen-kuvendi-do-e-shqyrtojme-me-6-prill-7111" }