Spanja dorëzon trofeun, Italia e papërmbajtshme

Publikuar tek: sport, më 19:09 27-06-2016

Spanja bën dorëzimin e trofeut pikërisht në 1/8-at dhe kthehet në shtëpi, duke lënë kështu përfundimisht Europianin. Spanja tashmë nuk është më një superfuqi, e vërtetoi dy vite më parë në Botëror dhe e vërtetoi pak minuta më parë në kampionatin Europian ndaj Italisë.

Italia ka arritur që t’ia dalë më së miri në takimin kundër Spanjës, duke fituar ndeshjen me rezultatin 2-0 dhe duke thyer përfundimisht tersin me emrin “Spanjë”. Goli i Cheillinit në minutën e 33 dhe ai i Pelle në minutën e fundit  të takimit i kanë dhënë kualifikimin në çerekfinale “axurrëve” të drejtuar nga Antonio Conte. Ndërsa edhe ndeshjen e kanë dominuar gjatë gjithë 90 minutave. Gjuajnë shtyllën, disa raste flagrante për gol dhe në fund fati iu buzëqesh duke kaluar në çerekfinale ku do të përballen me Gjermaninë.

Itali – Spanjë 2-0

Shënues: Chiellini 33′, Pelle 90′

Italia: Buffon, De Sciglio, Chiellini, Florenzi, Pellè, Barzagli, De Rossi, Éder, Parolo, Bonucci, Giaccherini. Trajner: Antonio Conte

Skema: 3-5-2

Spanja: De Gea, Piqué, Busquets, Iniesta, Morata, Fàbregas, Ramos, Juanfran, Jordi Alba, Silva, Nolito. Trajner: Vincent del Bosque

Skema: 4-3-3

Gjyqtarë: Cüneyt Çakır, Bahattin Duran, Tarik Ongun (Turqi)

Stadiumi: “Stade de France”, Saint-Denis

Burimi Newsport.al

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen Conte, shikoni çfarë bën gjatë ndeshjes Itali - Spanjë
Anglia largohet për herë të dytë nga Europa (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.02330493927002
array(1) { ["section"]=> string(52) "spanja-dorezon-trofeun-italia-e-papermbajtshme-44758" }