Spanja vazhdon dominimin, Atletico Madrid kampion i Europa League me tripletë

Publikuar tek: sport, më 23:31 16-05-2018 Spanja vazhdon dominimin, Atletico Madrid kampion i Europa League me tripletë

Është mbyllur finalja e Europa League mes Atletico Madrid dhe Marseille.

Janë spanjollët ata që arrijnë të fitojnë me rezultatin 3-0 dhe të vazhdojnë dominimin e futbollit spanjoll në Europë.

Një dygolësh i Antoine Griezmann ‘vulosi’ takimin dhe në minutën e fundit do kishte festë edhe për kapitenin Gabi që çon shifrat në 3-0. Marseille u duk e pafuqishme që të reagonte kundër një Atletico të mbudhur me elementë ekspertë dhe të eksperiencës për ndeshje të tilla.

Vetëm një ‘shkëndijë’ në fund ku Mitrouglou goditi shtyllën pas një gjuajtje me kokë. Diego Simeone mposht Rudi Garcian dhe trofeu i Europa League merr rrugën për në Madrid.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vllaznia praktikisht në Kategorinë e PARË, Ernest GJOKA plas 'bombën'
»
Article Logic
Execution time: 0.0048239231109619
array(1) { ["section"]=> string(83) "spanja-vazhdon-dominimin-atletico-madrid-kampion-i-europa-league-me-triplete-121037" }