Spanjë, vdes tragjikisht i djegur nga flakët në makinë, një copilot në garën Rally

Publikuar tek: sport, më 18:02 14-03-2015 Spanjë, vdes tragjikisht i djegur nga flakët në makinë, një copilot në garën Rally Makina e perfshire nga flaket, nderkohe qe kopiloti eshte ende brenda saj

Një incident dramatik ka ndodhur në Rally Oris Classic në Majorkë. Piloti Jose Lumbreras del Cabo vdiq në incidentin që përfshiu makinën  e tij tip Renault 5 Turbo e 1984, në të cilën ai ishte shofer. Makina që drejtohej nga Carlos Iscar, doli nga rruga goditi një pemë dhe mori flakë menjëherë. 

Iscar arriti të dalë nga makina, pati një djegie deri 50% të trupit dhe u cua në gjendje të rëndë në spital. Por për Lumbreras del Cabo nuk mund të bëhej asgjë. Kopiloti, në fakt, mbeti dramatikisht i zënë në grackë në makinë sepse pema nuk e lejoi që të dilte nga makina dhe pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të shpejta, nuk u arrit të bëhej asgjë. Organizatorët pezulluan garën menjëherë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basketbolli kosovar bëhet pjesë e Federatës Ndërkombëtare
Bashkimi i basketbollit Kosovë-Shqipëri, si shpëtim i vetëm për basketbollin shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.0040271282196045
array(1) { ["section"]=> string(85) "spanje-vdes-tragjikisht-i-djegur-nga-flaket-ne-makine-nje-copilot-ne-garen-rally-5893" }