Spanjollët inspektojnë “Loro Boriçin”, kanë një shqetësim të madh

Publikuar tek: sport, më 13:09 08-10-2016 Spanjollët inspektojnë “Loro Boriçin”, kanë një shqetësim të madh

Pjesëtarë të Federatës së futbollit të Spanjës kanë qenë dje të pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi” ku ish-kampionët e Europës do të luajnë ndaj Shqipërisë nesër në mbrëmje. Ata kanë kryer inspektime për gjendjen e terrenit ku do të zhvillohet sfida, ndërsa nuk kanë mbetur të kënaqur nga kushtet në të cilat ishte tapeti.

Fusha e “Loro Boriçit” është rënduar disi nga reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit në vendin tonë.

Por, nëse kushtet atmosferike do të përmirësohen, tapeti i “Loro Boriçit” do të rimarrë veten shumë shpejt duke qenë se stadiumi i Shkodrës i është nënshtruar së fundmi një rikonstruksioni total.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës ka publikuar masat që do të ndërmerren për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e ndeshjes, para, gjatë dhe pas sfidës. Tifozët hyjnë në stadium rreth orës 17:00, ndërsa më poshtë janë edhe rrugët që do të bllokohen gjatë ditës së diel.

Masat e Policisë:

Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:

1.Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimor, rrugë e cila do të orientohet dhe monitorohet nga shërbime policore.

2.Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:

▪ Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.

▪ Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.

▪ Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.

▪ Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.

3.Nga ora 08:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, si dhe do të bëhet largimi i automjeteve të parkuara në këto akse rrugore:

• Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 08:00, dt.09.10.2016 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nga ora 12:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00.

• Unaza perendimore,duke filluar nga Rr. Bajram Curri deri te Rr.Ibrahim Rugova.

• Rruga Muhamet Dibra deri te parkimi i stadiumit.

Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se rruga “Bujar Bishanaku”, do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.

4.Në aksin bulevardi “Zogu i Parë" (ose sheshi Parrucë deri tek "Ish 5-Heronjtë"), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00.

5.Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10:00 deri në ora 24:00.

6.Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

7.Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

8.Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:

o "Xhabije - Parrucë"

o "Sheshi 2 Prilli - Parrucë"

o "Kryqëzimi i ish degës - Ish 5-Heronjtë"

o "Kryqëzimi i Rusit - Ish 5-Heronjtë"

Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20:45 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 14:00.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin komunitetit Shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen e dhe garantimin e masave të sigurisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi për spanjollen “AS”: Shqipëria nuk është ashtu si e përshkruani ju, ekipin e ndërtova në internet
17 vjeçarja Rashel Kolaneci: Në buzët dhe b*thët e mia kanë ndërhyrë vetëm dy “kirurgë” »
Article Logic
Execution time: 0.01832389831543
array(1) { ["section"]=> string(68) "spanjollet-inspektojne-loro-boricin-kane-nje-shqetesim-te-madh-55510" }