Spanjollët preferojnë të përballen me Shqipërinë në grupin e Euro2016

Publikuar tek: sport, më 18:33 21-11-2015 Spanjollët preferojnë të përballen me Shqipërinë në grupin e Euro2016

“Sefutbol.com”, media zyrtare e kombëtares së Spanjës, ka zhvilluar një sondazh me lexuesit (tifozët), duke kërkuar të zbulojë se cilët kundërshtarë janë të dëshirueshëm në grup për trajneri Vincente Del Boske dhe të tijtë në finalet e “Euro 2016”.

Pyetja që shtrohej në këtë sondazh ishte kjo: Tifozët e kombëtares së Spanjës mund të zgjedhin skuadrën rivale për turneun e ardhshëm, “Euro 2016”, raundin e grupeve. Cilët finalistë dëshironi?

Kësaj pyetje i janë përgjigjur me votë mbështetësit e kombëtares iberike nga e enjtja e kaluar dhe këtu më poshtë janë rezultatet.

Pjesëmarrësit në sondazh zgjodhën Austrinë, Hungarinë dhe Shqipërinë, si rivalët idealë për fazën e grupeve të Kampionatit Europian të Francës, që zhvillohet verën e vitit të ardhshëm, shkruan Telesport.

1 në 3 tifozë do të pëlqente një grup të formuar nga Spanja, Austria, Hungaria dhe Shqipëria.

Rivalët, për t’u shmangur, të vlerësuarit si më të këqinjtë për t’u përballur me to, në këtë anketë, përsëri sipas mendimit të tifozëve, rezultojnë Kroacia mes ekipeve të vazos 2, Republika Çeke nga vazoja 3 dhe Republika e Irlandës nga vazoja 4.

Në rastin e opsionit të dytë, tifozët spanjollë zgjodhën Italinë nga vazoja 2, Suedinë nga vazoja 3 dhe Uellsin nga vazoja 4.

Sikurse dihet, Shqipëria është kualifikuar për herë të parë në finalet e një Kampionati Europian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Barcelona, “poker” në El Clasico, Reali turpërohet
Teuta surprizon Kukësin, Tiranës dhe Partizanit u mjafton 1 gol »
Article Logic
Execution time: 0.025331974029541
array(1) { ["section"]=> string(75) "spanjollet-preferojne-te-perballen-me-shqiperine-ne-grupin-e-euro2016-25981" }