Spartak Braho për gjeneralin: Piro Ahmetaj iku me bisht në shalë

Publikuar tek: politike, më 07:24 06-10-2015 Spartak Braho për gjeneralin: Piro Ahmetaj iku me bisht në shalë

Deputetët e maxhorancës në Komisionin e Sigurisë kanë ironizuar dje me deklaratat e kreut të Shtetit, Bujar Nishani, lidhur me përgjimin e jetës së tij personale.

Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, është shprehur se çlirimi i Nishanit për të deklaruar në media se po përgjohet erdhi pas largimit të gjeneralit të tij, Piro Ahmetaj.

“Unë jam i shqetësuar se kryetari i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura thotë në media që jam i përgjuar. A thua u çlirua tani Komandanti i Përgjithshëm që hoqi gjeneralin? Do të doja që ne të mblidhemi t’i vijmë në ndihmë Komandantit të Përgjithshëm që ai të ndihet komod”, tha Qefalia. Ndërkohë që kreu i Komisionit të Sigurisë, Braho, e cilësoi të mbyllur historinë e gjeneralit. “Nuk kemi ardhur të dënojmë Piro Ahmetajn. Ai iku me bisht në shalë atje ku qe”, u shpreh Braho.

Gjatë diskutimit të projektligjit për të drejtat e të burgosurve, përfaqësuesit e opozitës u janë rikthyer akuzave për ministrin Tahiri. Sipas deputetit të PD-së, Flamur Noka, qeveria po i mbush burgjet me njerëz që s’kanë mundësi të paguajnë energjinë, ndërkohë që ministri Tahiri, edhe pas shkeljeve të rënda, është ende në detyrë.

Ndërsa deputeti Asllan Dogjani deklaroi se në burgje paguhet për ditët e lirisë shuma deri në 100 euro. Sipas deputetit të PD, korrupsioni është i pranishëm në burgje, çka sjell uljen e shanseve për rehabilitimin e të burgosurve, transmeton “Panorama”.

Përballë akuzave të vazhdueshme për ministrin Tahiri, ishte deputeti i LSI-së Spartak Braho ai që i ka dalë në mbrojtje ministrit të tij, Nasip Naço, i cili ishte edhe propozues i ligjit. “Lëreni Tahirin, më thoni keni ndonjë vërejtje për Nasip Naçon, se ai është propozues i këtij ligji?”, deklaroi Braho, përpara miratimit të ligjit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ndryshime në qeveri”, Xhaçka: Pse jo! Ziçishti: Po, të provohen edhe të tjerët
Rama: Shqipëri- Serbi, ti tregojmë botës se jemi vend i së ardhmes, jo fushëbetejë e së shkuarës »
Article Logic
Execution time: 0.23333978652954
array(1) { ["section"]=> string(69) "spartak-braho-per-gjeneralin-piro-ahmetaj-iku-me-bisht-ne-shale-22435" }