Spartak Ngjela komenton kandidimin e Sali Berishës, por bën një gabim që i “hedh në erë” të gjithë analizën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:47 02-06-2017 Spartak Ngjela komenton kandidimin e Sali Berishës, por bën një gabim që i “hedh në erë” të gjithë analizën

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ka bërë një analizë kandidimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në qarkun e Tiranës.

A do ta rrëzojë dot Tirana Sali Berishën? Kështu e ka titulluar Ngjela shkrimin, përmes të cilit flet për mundësinë e “ndëshkimit” të ish-liderit demokrat nga qytetarët e Tiranës, për të mbledhur aq vota sa të zyrtarizohen deputetë vetëm emrat lart Berishës.

Por, Ngjela ka harruar një detaj të rëndësishëm në përllogaritjet e tij, duke e renditur ish-kryeministirn në vendin e pestë. Ndërkohë, siç edhe duket nga lista zyrtare me firmën e kreut të PD, Basha, deputeti Berisha renditet në vendin e 7-të dhe në vendin e 5-të renditet Albana Vokshi. 

SHKRIMI I SPARTAK NGJELËS

Më një akt diabolik, pasi la jashtë listave të Partisë Demokratike tre deputetë mbështetës të politikës amerikane dhe perëndimore në PD; Sali Berisha e ka vendosur veten të pestin në listën e Tiranës. 

Kjo edhe mund ta ndëshkojë...

Çdo bëjnë qytetarët e Tiranës, a janë këta të aftë që ta ndëshkojnë, duke mos i dhënë PD-së jo më shumë se katër deputetë në Tiranë?
A mund të votojnë të djathtët për një antiamerikan?

Berisha është një përfaqësues i regresit kombëtar, esadist dhe një njeri krejt i dyshimtë në historinë e tij: me impuls shkatërrimi dhe shitës i hapur i interesit kombëtar.

Po të ishte në Francë, në Angli, në Gjermani, dhe kudo në një vend perëndimor, ai do të rrëzohej.

Duhet të jemi të qartë politikisht: eliminimi i Saliut, e dobëson shumë Ramën.

Po në Tiranë? Tirana e djathtë, nëse ka mendje duhet ta rrëzojë një antiperëndimor... 
Këtë duhet të dinë qytetarët e Tiranës, që rrëzuan në vitin 1991 Ramiz Alinë në kulmin e tij. 
A do të dalë në zgjedhje e djathta proamerikane në Tiranë?
Gjithçka mbetet për t'u parë.

 

ngjela.jpg

 

 

berisha_okk.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024890899658203
array(1) { ["section"]=> string(110) "spartak-ngjela-komenton-kandidimin-e-sali-berishes-por-ben-nje-gabim-qe-i-hedh-ne-ere-te-gjithe-analizen-80943" }