Spartak Ngjela në krah të Veliajt në fushatë: Është personi më pak i korruptuar

Publikuar tek: politike, më 19:02 26-05-2015 Spartak Ngjela në krah të Veliajt në fushatë: Është personi më pak i korruptuar

Avokati Spartak Ngjela është shfaqur për herë të parë në fushatën elektorale të Erion Veliajt gjatë takimit me qytetarët. Ngjela ka shprehur mbështetjen e tij për Veliajn duhe thënë se është personi më pak i korruptuar. Sipas Ngjelës, korrupsioni është armiku që po i merr shpirtin kryeqytetin.

“Tirana nuk është ende një qytet europian. Zoti Veliaj e kthen dot këtë? Paratë i ke, ke kryeministrin aleat, sepse paratë sigurohen me politikë. A e ke parë çfarë smogu ka? Është qyteti i dytë më i ndotur në Europë. HIqja. Do t’ja heqë. E din ipse, sepse është personi më pak i korruptuar.

Mere energjinë tënde dhe jepja këtij qyteti. Deri tani e kanë marrë energjinë dhe ia kanë dhënë xhepit. Bëj marrëveshje me kryeministrin dhe hiqja korrupsionin kryeqytetit. Do të mbetesh në histori”, ka thënë Ngjela.

Spartak Ngjela kishte edhe një këshillë për Veliajn. “Hiqe atë t’i shërbejmë të dy krahëve, nuk ka krahë, do ti shërbejmë njeriut”, u shpreh Ngjela.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj sulmon të pavarurit: Të pestë kanë dalë nga Saliu, u thonin qytetarëve në 2013-ën mos votonin Ramën
Kosova-banorëve të “Riza Cerovës”: Do falimentoj dyqanin e valixheve »
Article Logic
Execution time: 0.027588129043579
array(1) { ["section"]=> string(84) "spartak-ngjela-ne-krah-te-veliajt-ne-fushate-eshte-personi-me-pak-i-korruptuar-12026" }