Speciale/ Zbuloni presidentët që dogjën pasurinë e familjes për futbollin shqiptar

Publikuar tek: sport, më 15:46 05-08-2016 Speciale/ Zbuloni presidentët që dogjën pasurinë e familjes për futbollin shqiptar

Do ta nisim këtë analizë me ish-presidentin e Partizanit, Albert Xhani. Epokë e artë e të kuqve, të cilët ishin klubi model në Shqipëri gjatë asaj periudhe, ndërsa nuk mundën që të fitonin një kampionat, edhe pse Xhani shkriu të gjithë pasurinë dhe sot është zhvendosur në Përmet dhe ka një numër të thjeshtë si gjithë të tjerët, jo më me “20” siç kishte më parë. Edhe shokët e miqtë i janë larguar presidentit, i cili shpenzoi miliona para për të mbajtur gjallë lavdinë e të kuqve.

Në fund shpërblimi për të ishte përbuzja, përbaltja e emrit të tij, investimit dhe grushtet dhe përgjakja nga tifozët kur ai nuk po e lëshonte klubin, pasi donte ta shiste dhe të merrte disa përfitime, që nuk ishin as 1/100 e atyre që pati shpenzuar.

Të kalojmë në Ballsh, te Xhemil Hoxhaj. Njihet si një ndër biznesmenët më të fuqishëm në Mallakastër, i cili investoi shuma marramendëse parash për një klub të vogël, duke e çuar dhe afër titullit kampion. Por, që nuk mundi ta arrinte dot. Sot, Xhemili është njeri i thjeshtë dhe nuk ka më prona si më parë. Paratë i shpenzoi në sport dhe tashmë është “gropë” nga të gjitha drejtimet. Lëviz me automjete të rastit shpeshherë dhe jo më me makina personale si më parë.

Dhe nëse keni dëgjuar lojtarët me emër si: Orges Shehi, Isli Hidi, Julian Ahmataj, Engert Bakalli, Tefik Osmani, Klodian Asllani, Bledar Devolli, Artio Poçi e shumë të tjerë, ata kanë qenë pjesë e Bylisit në kohën e Hoxhajt.

Të gjithë e kujtojnë me nostalgji Bylisin e viteve 1998-2002, kur çdo vit synonte kreun e tabelës, madje dy herë ka marrë pjesë në kompeticionet europiane. Kujtojmë që të gjitha paratë ishin të bizneseve të familjes dhe jo nga përfitimet e tjera që ndodh normalisht në klubet europiane, të cilat futbollin e kanë biznes.

“O Xhat o Berluskon, Kavaja një Kupë e don”, ka qenë kjo parulla e famshme e tifozëve kavajas për Nexhat Bizhdilin, presidentin që në sezonin 2009-2010 ka shpenzuar 1.7 milionë euro për klubin Besa. Çdo gjë e dokumentuar. Por, sot në Kavajë të gjithë janë turrur si lukuni qensh dhe që nuk njohin më aksionerin kryesor, Xhatin, për investimin e bërë, por duan të shkëpusin diçka nga politika, e cila ka marrë në dorë klubin. Kjo, sepse Xhati është në deficit financiar dhe nuk ka më mundësi që bukën e fëmijëve të tij, t’ia japë një klubi futbolli, nga i cili nuk ka pasur kurrë përfitime, përveçse kënaqësisë shpirtërore.

Valter Fushaj, ish-presidenti i Vllaznisë, njeriu që e mbajti lart skuadrën e qytetit verior pasi u ekzekutua Myftar Çela, i cili i dha dhe trofeun e fundit kampion shkodranëve. Fushaj, sërish me donacione arriti që të mbajë në nivelet më të larta Vllazninë, e cila që pas largimit të tij, ose më saktë: e largoi politika, kjo skuadër nuk ka arritur të marrë pjesë në kompeticionet europiane.

Burimi Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtangisti shqiptar në Rio akuzon rëndë Presidentin Bezhani: Tërhiq deklaratën ose do të padis për shpifje
“Rio 2016”, ja ku mund ta ndiqni ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike »
Article Logic
Execution time: 0.025372982025146
array(1) { ["section"]=> string(87) "speciale-zbuloni-presidentet-qe-dogjen-pasurine-e-familjes-per-futbollin-shqiptar-48873" }