Specialistët informojnë Berishën mbi ekonominë: Do mbeten pa u realizuar 5-7 miliardë

Publikuar tek: politike, më 13:26 09-09-2015 Specialistët informojnë Berishën mbi ekonominë: Do mbeten pa u realizuar  5-7 miliardë Sali Berisha, ish kryeminister

Ish-kryeministri Sali Berisha bën një koment mbi ekonominë ndërsa thekson se ajo është në pikiatë, në rënie të lirë. Sipas Berishës.  Vazhdon evazioni qeveritar, të cilin ai e cilëson si të “papërmbajtur”. “Vetëm doganat mbyllin 8 mujorin me vetëm 89% të planit apo me 11.6 miliardë avullim dhe për herë të parë me 3 miliardë më pak se 1 vit më parë”, shkruan Berisha.

Ish kryeministri pohon se specialistët e kanë informuar për një vazhdim të dështimit.

“Kjo ulje drastike e planit ka cuar që rritja, krahasuar me në vit më parë të jetë vetëm 3.2%. Nuk ka ndodhur ndonjëherë një parashikim me rritje kaq të ulet.
Më shqetësuese është fakti se si 8 mujor janë realizuar 3 mld më pak se vjet ose 3% më pak. Nuk ka ndodhur më pare në historine e doganave.
Pritshmëria është e erret, vazhdim i dështimit. Specialistet më informojnë se deri në fund të vitit do mbeten pa u realizuar 5-7 mld të tjera pavaresisht uljes së planit”, shkruan Berisha ndërsa akuzon “ministrin e vjedhjes së floririt” dhe kryeministrin Rama për situatën.

“Ministri i vjedhjes së floririt tha dje se do rriten të ardhurat doganore pasi është rritur cdoganimi i cigareve nga 160 ton në 6 muajt e parë, në 250 ton dy muajt e fundit. Në këtë mënyrë pranohet se 6 muaj cigaret i piu kontrabanda.Tatimet janë dhe më keq e po kështu eksportet, që në gusht, si 8 mujor ishin 3,4% më të ulta se sa një vit më parë. Piktori dështak, krenar me atë në diell, reciton shifrat e Gjergjit qesharak! “, përmbyll ish kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati pas raportit të ODIHR për zgjedhjet: S’më surprizon leximi ndryshe. Ata dëshirojnë të vijnë në Tiranë
Mbreteresha Elizabeth më jetëgjata në histori, e uron Presidenti Nishani »
Article Logic
Execution time: 0.025903940200806
array(1) { ["section"]=> string(90) "specialistet-informojne-berishen-mbi-ekonomine-do-mbeten-pa-u-realizuar-5-7-miliarde-20359" }