Spektakël me fund paqësor

Publikuar tek: sport, më 22:59 19-03-2016 Spektakël me fund paqësor

Roma dhe Interi kanë zbritur në “Olimpiko” në sfidën ku fituesi do të hidhte një hap të rëndësishëm në garën për vendin e tretë, por përballja e sotme nuk ka nxjerrë asnjë fitues duke u mbyllur në paqe.

Verdhekuqtë dhe zikaltrit kanë ndarë një pikë në barazimin 1-1 që kënaq më shumë Romën pasi diferenca +5 nga Interi vazhdon të mbetet në lojë, shkruan Sportal.

Pjesa e parë ka ritëm dhe shumë ekuilibër. Roma tenton të bëhet padrone e sfidës, por Interi zotëron një mbrojtje të disiplinuar dhe 45 minutat e para janë mbyllur në bardhësi.

Pas pushimit Roma u shfaq më agresive, ndërsa Interi cinik. Zikaltrit siguruan avantazhin me golin e Perisic dhe e administruan me qetësi deri pak minuta nga fundi ku në “horizont” u shfaq Nainngolan që baraspeshoi takimin pak minuta nga fundi me golin e tij të tretë në Serinë A.

Pas barazimit nuk ndodhi më asgjë, pasi Roma u duk e kënaqur me pikën në shtëpi, ndërsa Interi hodhi poshtë një mundësi të artë për të ngushtuar diferencën me vendin e tretë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fanella e Shqipërisë, ndër më të shtrenjtat në “Euro2016”
4 skuadra të Serie A dhe Premier League, në kërkm të Milot Rashicës »
Article Logic
Execution time: 0.02661395072937
array(1) { ["section"]=> string(31) "spektakel-me-fund-paqesor-35533" }