Spektakël në Torino, Juventus dhe Bayern e mbyllin me barazim, Barcelona një hap përpara

Publikuar tek: sport, më 23:00 23-02-2016 Spektakël në Torino, Juventus dhe Bayern e mbyllin me barazim, Barcelona një hap përpara

Juventusi dhe Bajerni dhuruan një shfaqje që nuk do të harrohet lehtë, duke e mbajtur sfidën për 90 minuta rresht me emocione dhe spektakël.

“Do të ketë një surprizë”, deklaronte pak ditë më parë Pep Guardiola, i pyetur rreth gjendjes së ekipit të tij për përballjen kundër Juventusit.

Bajerni mund të surprizojë për vetëm 1 orë lojë duke u shfaqur i “frikshëm” në Torino kundër  Juventusit “të turpshëm”.

Bavarezët morrin kontrollin e takimit që në minutat e para, duke mos ia ndarë presionin Juventusit, i cili në shtëpi humbi plotësisht kontrollin, duke pasur vështirësi të rikuperimin e topave dhe krijimin e lojës.

Është hera e parë që Juventusi vuan kaq shumë në shtëpi, pasi Bajerni për një kohë të gjatë e ktheu sfidën me një portë, duke treguar i vetëm rrezik.

Avantazhi i merituar i bavarezëve erdhi vetëm pak minuta nga fundi i pjesës së parë. Tomas Myler zhbllokoi sfidën, duke kaluar në avantazh kampionët e Gjermanisë me golin e tij të gjashtë në Ligën e Kampioneve.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër surprizë për bardhezinjtë të cilët pas vetëm 10 minutash pësuan të dytin. Arjen Roben dyfishoi për Bajern Mynihun me golin e tij të 27-të në Champions.

Disfata nuk trembi aspak Juventusin që më në fund i hodhi “benzinë” sulmit dhe me meritë ringjalli super-sfidën me golin e Pauolo Dibalasë.

Bajerni shpenzoi një “mal” me energji në pjesën e parë dhe lodhja filloi të ndihej, ndaj dhe “Zonja e Vjetër” e pati të lehtë ta kthejë sfidën me“dy fytyra” pasi në të parën dominoi Bajerni, ndërsa pas pushimit ishte Juventusi që komandonte.

Minuta e 76-të, tregoi që Pep Guardiola mund të ketë një sulm “magjik”, por zotëron një mbrojtje që fut “ujë”. Mesfushori i Juventusit, Sturaro e pati të lehtë të depërtojë në mbrojte, duke thyer portierin Nojer. Juventusi barazoi 2-2 dhe sfida shtoi drithërimat, pasi goli i Sturaros rihapi gjithçka.

Minutat e fundit patën rritëm nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk mundi të bëjë goditjen finale, ndaj dhe fati i sfidës do të vendoset në Gjermani ku...spektakli vijon.


Barcelona ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit për në 8 më të mirat në Ligën e Kampioneve pasi ka fituar 2-0 në “Emirates” kundër Arsenalit.

Ka qenë Lionel Mesi që ka vendosur fatet e këtij takimi me dy gola në pjesën e dytë. “Pleshti” ka thyer dhe tersin me portierin Peter Çeh të cilit deri sot nuk i kishte shënuar asnjëherë.

Pjesa e parë ka qenë mjaft e ekuilibruar me Barcelonën , ku të dy ekipet kanë pasur nga një rast fillimisht Arsenalit me Çambërlejn dhe më pas Luis Suarez për Barcelonën.

Në pjesën e  dytë Barcelona shton volumin e lojës dhe arrin të zhbllokojë rezultatin me Mesin (71’) pas një kundërsulmi të shkëlqyer.

Për të vulosur fatet e takimit mendon përsëri Mesi, i cili 7 minuta nga fundi i takimit kthen në gol një 11-metërsh të fituar po vetë. “Game over” dhe ndeshja e kthimit në “Camp Nou” pas tri javësh pritet të jetë një stërvitore.

(Sportal.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tiranes i vjedhin ndeshjen në Korçë, arbitri penalizon bardheblutë
Man. City pranë çerekfinaleve, Altetiko probleme në sulm »
Article Logic
Execution time: 0.019850015640259
array(1) { ["section"]=> string(92) "spektakel-ne-torino-juventus-dhe-bayern-e-mbyllin-me-barazim-barcelona-nje-hap-perpara-33368" }