Spikerja Hoxha rrëfehet: Një politikan më ftoi për ditëlindje, ja videoja që i bëra dhuratë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:33 20-12-2015 Spikerja Hoxha rrëfehet: Një politikan më ftoi për ditëlindje, ja videoja që i bëra dhuratë

Njihet nga të gjithë. Më shumë sesa për talentin për mënyrën si i jep lajmet, që për autorin e programit në fakt, është një talent i madh. E kemi fjalën për Greta Hoxhën, spikeren fierake që jep lajmet me gjoksin zbuluar dhe që ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare. Ajo rrëfen se një politikan e ka ftuar për ditëlindje jashtë Tiranë dhe se si dhuratë i ka bërë një video.

Do pranoje ndonjë ofertë nga “Playboy”, dhe për sa para do të jepje një “po”?

“Sa për “Playboy” s’duhen ngatërruar gjërat, pasi unë jam në një televizion dhe jo e shpallur si modele. Nuk më interesojnë këto lloj ofertash, madje as paratë e tyre”, thotë Hoxha për Panoramën.

Ndonjë propozim për të punuar në tjetër televizion ke marrë, dhe nga cili ekran?

Patjetër që kam marrë. Kanë qenë të shumta dhe më i fundit ishte nganjë televizion grek, por ende nuk kemi asgjë konkrete.

Të ka ndodhur të intervistosh ndonjë politikan, dhe si ka reaguar?

Puna ime është e pozicionuar në studio dhe më bën që kontaktet me personat e jashtëm t’i kem të rralla. Por nuk do të doja ta lija pa përmendur, ku para pak ditësh një personazh i politikës kishte ditëlindjen dhe për mua kishte një ftesë speciale.

E pranove ftesën e tij?

Normalisht, e pranova me kënaqësi. Madje i bëra dhuratë një video mesazh, ku sipas tij ishte dhurata më e bukur që kishte marrë.

Ishte politikan i djathtë apo i majtë?

Nuk mund të përmend emra.

E njihje personalisht?

Jo, pasi nuk jam shumë afër politikës. E njihja vetëm nga ekrani, dhe ai mua

Çfarë urimi i bëre në videomesazh?

Në video i urova ditëlindjen, ndërkohë që isha e pranishme në festën që organizoi diku jashtë Tiranës.

Tashmë të njohin, po cili është komplimenti më i bukur që të kanë bërë këto kohë?

Komplimenti më i bukur është: “Ti e bën diellin të lindë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.067390918731689
array(1) { ["section"]=> string(95) "spikerja-hoxha-rrefehet-nje-politikan-me-ftoi-per-ditelindje-ja-videoja-qe-i-bera-dhurate-28172" }