“Spiropali dikur si Mirela!”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:17 19-11-2016 “Spiropali dikur si Mirela!”

Nga Ilirjan Blloshmi

Lexova që kishte reaguar dhe Elisa Spiropali për sulmin e Mireles ndaj ministres. Si për dreq dikur Elisa ka pasuar këto ide në kokë, fiks si Mirela.

Me kujtohet ka qenë viti 2008, bëheshin zgjedhjet për rektor në universitetin e Elbasanit. Kandidonte Liman Varoshi(i mbështetur nga ministria asokohe e drejtuar nga Pollo) dhe kandidati përballë ishte Abdullah Ballhysa(Dulla si e quanin studentët). Një ditë para se Sali Berisha të vinte në universitetin e Elbasanit për të mbajtur një fjalim. Me bie telefoni ishte Ralf Gjoni(kandidat për deputet nga G99 në Elbasan).

-Alo Ilirjan, hajde tek London(emër lokali)

-Ok ju përgjigja, me jep pak kohë të vij. Pasi u bëra gati shkoj atje.

Në tavolinë gjej, Elisa Spiropalin, Olta Xhacken(e sapo kaluar tek Ps në atë kohë) Roerta Haxhymerin, Etjen Xhafen, Laert Kokën, dhe dy vajza të tjera, që më siguri ishin pjesë e MJAFT ose e G99.

Pasi i përshëndeta, porosita dhe kafen, ju drejtova Ralfit. Çfarë ka ndodhur Ralf? Nesër vjen Sali Berisha në Elbasan, ndërhyri Spiropali po pastaj ju drejtova. Duhet ta ndalojmë me tha. Duke qeshur i thash. E si mund ta ndalojmë një kryeministër qe vjen ne një universitet? Ja ti gjuajme me ndonjë gjë. Ti prishim takimin kur të fillojë të flasë.

Nuk e bëjmë dot i thash sepse të fusin brenda, për sulm, jo mo nuk besoj se do arrestojnë femra, se do ta bejme me femra me tha. Gjithsesi të nesërmen Berisha erdhi, foli iku, asnjë gjë nuk u be. Kur jam takuar diku me vone me Elisen ja kam kujtuar dhe me ka thënë që i ka mbetur peng pse nuk ja prishem fjalimin Berishës.

Sot Elisa push-tetarja sulmon një studente, po proteston sipas mënyrës së vet. Kujtojmë se Bushit i hodhën këpucë, Tony Blerit i kanë hedhur brekë grash në kokë. Ka shumë lloje protestash. Prandaj Elisa mbahu, se dikur ti ke qene si Mirela.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1585488319397
array(1) { ["section"]=> string(31) "spiropali-dikur-si-mirela-60066" }