Spiropali “goditje” tjetër ndaj Blushit: Ta tregoj unë lidhjen me doganierët e arrestuar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:03 18-04-2017 Spiropali “goditje” tjetër ndaj Blushit: Ta tregoj unë lidhjen me doganierët e arrestuar

Replikat mes kreut të LIBRA-s Ben Blushi dhe Sekretares për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali kanë kaluar në ofendime mes tyre.

Spiropali ka reaguar ndaj Blushit në lidhje me doganierët e arrestuar, e cila e quan atë një “llups” dembel që di vetëm të fajësojë dynjanë për mangësitë e tij. 

 Postimi i plotë i Spiropalit

Blushi më paska nxjerrë një lexuese të librit bosh të partiçkës së tij, për të recituar pretencën që gjysëmshkrimtari gjysëmpolitikani ka bërë për mua! Po pse kështu o Blush? Apo mendove të më pickoje me gjuhën e lexueses tënde ndërkohë që thumbin tënd ta njeh i madh e i vogël në partinë nga ku na le shëndenë?!
Megjithatë unë s'kam punë me të gjorën lexuese që paska mësuar prej teje edhe biografinë e Lenka Cukos, po e kam me ty punën përsëri.

Sepse mirë që je një bosh i madh po ke një të keqe edhe me të madhe: Je llups i madh ti! Ndoshta ngaqë boshllëku të bën makut dhe ty makuteria të ka bërë legjendë sa herë të kanë lënë gjë në dorë. Edhe këtë e dinë të gjithë ata që kanë punuar me ty. Tmerr, thonë.
Megjithatë Blush o Blush, meqë ke ngritur përmes lexueses pyetjen ç'lidhje kam unë me doganierët e arrestuar, po të përgjigjem. Unë kam me ta po aq lidhje sa ç'ke ti me bletët. Në fakt ti s'ke lidhje jo vetëm me bletët, po me askënd që ty të bën të ndjehesh ai që je: Nje llups dembel, që di vetëm të fajësosh dynjanë për boshllëkun tënd.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023657083511353
array(1) { ["section"]=> string(103) "spiropali-goditje-tjeter-ndaj-blushit-ta-tregoj-une-se-cfare-lidhje-kam-me-doganieret-e-arrestuar-75605" }