Spiropali i kundërvihet mbështetësve të Perandorisë Osmane: Ja fati i ndritur i Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 06:48 30-09-2015 Spiropali i kundërvihet mbështetësve të Perandorisë Osmane: Ja fati i ndritur i Shqipërisë

Vendosja e pllakatës me mbishkrimin e Sulltan Sulejmanit në kalanë e Lezhës ka nxitur debate të shumta jashtë të cilave duket se nuk ka qëndruar as këshillëtarja e Bashkisë Tiranë, Elisa Spiropali.

Spiropali ka kundërshtuar në distancë, mesa duket, mbështetësit e Perandorisë Osmane, gjatë debatit të djeshëm në emisionin “Opinion” ku flitej për të njëjtën temë. Ajo ka postuar disa statistika rreth gjuhëve të shkollave që lejoheshin të mësonin gjatë pushtimit osman.

“Ja një statistikë për ata që japin OPINIONE mbi fatin e ndritur të Shqipërisë gjatë Perandorisë Osmane.

Më 1887 në Shqipëri kishte 3000 shkolla. Prej të cilave 1200 shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, 300 shkolla bullgare, serbe. Shkollë shqipe vetëm 1! Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në "perandorinë tolerante", përveç njërës: gjuhës shqipe”, shkruan Elisa Spiropali.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama kërkon ndërhyrje ushtarake kundër ekstremistëve, flet edhe për reformën e re në Shqipëri (Video)
Hetimet për letrën e Brahos, verifikim hyrje-daljeve në Burgun e Fierit »
Article Logic
Execution time: 0.022678852081299
array(1) { ["section"]=> string(95) "spiropali-i-kundervihet-mbeshtetesve-te-perandorise-osmane-ja-fati-i-ndritur-i-shqiperise-21971" }