Spiropali publikon foton e parë me vajzën dhe uron për Ditën e Verës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:01 14-03-2015 Spiropali publikon foton e parë me vajzën dhe uron për Ditën e Verës Elisa Spiropali me vajzen e saj Nalta

Ish drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali, ka nxjerrë për herë të parë në facebook vajzën e saj me emrin Nalta. 

Në fakt, ka zgjedhur një foto të sajën  duke mbajtur vajzën në krah për të përshëndetur miqtë e saj në rrjetin social për Ditën e Verës. “Gëzuar ditën e Verës nga Nalta & Mum” shkruan Elisa në rrjetin social duke e shoqëruar edhe me foton përkatëse.

Elisa Spiropali dha dorëheqjen nga detyra e drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave menjëherë sapo në jetë solli vajzën e saj. E justifikoi dorëheqjen me lindjen e fëmijës, ndërkohë që në media u fol shumë për arsyet e tjera të largimit nga detyra, e se këtë gjë, ia kishte kërkuar vetë kryeministri Edi Rama.  Spiropali e dha dorëheqjen pasi u publikua informacioni se të ardhurat në doganë gjatë muajit janar kishin rënë, dhe kur qeveria shqiptare nëpërmjet një letre i ishte ankuar edhe FMN për punën e Crown Agents. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Selfie” e Mr.Bean shkakton kaos në Twitter
Martin Skorceze do të realizojë një film për Majk Tajson. Rolin pritet ta luajë Jamie Foxx »
Article Logic
Execution time: 0.023115158081055
array(1) { ["section"]=> string(73) "spiropali-publikon-foton-e-pare-me-vajzen-dhe-uron-per-diten-e-veres-5886" }