Spiropali shkon e sëmurë në emision, regjia ndërpret transmetimin (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:25 27-01-2018 Spiropali shkon e sëmurë në emision, regjia ndërpret transmetimin (FOTO)

Nënkryetarja e Grupit Parlamentar të PS, Elisa Spiropali ishte e ftuara e mbrëmjes në edicionin e lajmeve drejtuar nga gazetarja Mirela Milori në abc news, por nisja e intervistës u shoqërua me një të papritur jo fort të këndshme për një transmetim ‘live’.

Ndonëse e sëmurë me grip, Spiropali sërish ka qenë prezente në emision dhe kjo ka qenë e dukshme si pasojë e zërit të ngjirur, me hundë të bllokuara dhe kollitjes herë pas herë gjatë fjalës së saj.

Në një moment, Spiropali “mbytet” nga kolla dhe si për të të dalë nga situata regjia ndërpret intervistën dhe transmetojnë një kronikë nga protesta e ditës së sotme e opozitës së bashkuar.

Kronika ka zgjatur disa minuta dhe më pas Spiropali i është rikthyer intervistës normalisht. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067360401153564
array(1) { ["section"]=> string(76) "spiropali-shkon-e-semure-ne-emision-regjia-nderpret-transmetimin-foto-108182" }