Spiropali si asnjëherë tjetër e pakursyer me epitete për shkrimtarin: Çfarë është për të Kadare

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:11 28-01-2016 Spiropali si asnjëherë tjetër e pakursyer me epitete për shkrimtarin: Çfarë është për të Kadare

Një sërë figurash stilistike ka përdorur ish drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali në urimin e saj për shkrimtarin Ismail Kadare që sot feston 80 vjetorin e tij të lindjes. Spiropali nxjerr nga arkivat një foto me shkrimtarit “1 dhe i vetëm, i yni Ismail Kadare”, siç e cilëson ish drejtoresha.

“Poet, prozator, publicist, polemist, sagist, eseist, epik, lirik, dramatik, tragjik, kushtuar talentin dhe jetën sa individit dhe njerëzimit, vepër me shtrirje kohore deri në antikitet dhe shtrirje gjeografike ndërplanetare, përkthyer në dhjetra gjuhë, pëlqyer nga miliona lexues, mposhtës i sfidave nga më të vështirat, përballues i rrethanave nga më dramatiket, volum pune kolosale, perfeksionist ipashërueshëm i formës dhe përmbajtjes, gdhendur jo çdo paragraf e çdo fjali, por deri çdo gërmë e çdo tingull, ekzaltues i vlerave njerëzore, kombëtare, intelektuale në periudhën nga më tragjiket e historisë sonë, në terrin e diktaturës, i binduri i patundur që e provoi dhe provon me punë titanike dhe talent gjenial se rruga për te Liria, e vetmja rrugë për progres dhe prosperitet, kalon nga arsyeja, bukuria, pasioni, ishte dhe është 1 dhe vetëm 1, i yni Ismail Kadare”, përmbylll Spiropali.

Më herët, Kadarenë e kanë uruar Rama, Basha e Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023674011230469
array(1) { ["section"]=> string(100) "spiropali-si-asnjehere-tjeter-e-pakursyer-me-epitete-per-shkrimtarin-cfare-eshte-per-te-kadare-31155" }