Spitali Amerikan shpëton turistin hungarez, kirurgjia e suksesshme dhe në kohë i rikthen normalitetin pacientit hungarez

Publikuar tek: aktualitet, më 15:41 12-07-2018 Spitali Amerikan shpëton turistin hungarez, kirurgjia e suksesshme dhe në kohë i rikthen normalitetin pacientit hungarez

Ka mjaftuar vetëm një telefonatë urgjence për të mobilizuar një strukturë të mirëfilltë mjekësore, si ajo e Spitalit Amerikan.

Shpejtësia dhe kapaciteti mjekësor i standarteve më të larta, ka mundësuar në kohë menaxhimin dhe zgjidhjen e urgjencës tek pushuesi hungarez Szilagyi Bela, turist në Shkodër.

Ndodh të vish për pushime, por papritur të ndihesh keq dhe të kesh nevojë për ndihmë mjekësore. Ky ka qenë rasti i Szilagyi Bela i cili ka gjetur zgjidhjen te ndihma e menjëhershme dhe përvoja e stafit të Spitalit Amerikan. Sipas kirurges  Dr. Sc. Lindita Shosha, turisti 65-vjeçar hungarez mbërriti në gjendje kritike për jetën, por falë ndërhyrjes kirugjikale gjendja e tij është normalizuar.

Pacienti ka ardhur me urgjencë në ambulancën e Spitalit Amerika n pas komplikacionit akut të shoqëruar me dhimbje të forta të barku, të vjella dhe nauze, situate e cila kërkonte një ndërhyrje urgjente.

Obstruksioni Intestinal, thënë me fjalë të thjeshta bllokimi i zorrëve është një patologji e cila prek më shumë meshkujt dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Sipas kirurges së përgjithshme proktologe Dr.Sc.Lindita Shosha këto klasifikohen si ndërhyrje serioze për pacientët në rastin konkret është hera e dytë që bën obstruksion intestinal. Pacienti iu nënshtrua operacionit në kushtet e urgjencës, pasi u vlerësua nga gjithë stafi për shkak edhe të problemeve shoqëruese që kishte dhe operacioni kaloi me sukses. Gjendja e tij e përgjithshme është e mirë. Aktualisht është në reanimacion dhe po merr kujdesin e duhur. Në bashkëpunim me ambasadën hungareze, u mundwsua mbështetja maksimale për shtetasin hungarez.

Spitali Amerikan prej vitesh njihet si një qendër e rëndësishme shëndetësore edhe për pacientët e huaj, qofshin këta rezidentë në Shqipëri, të ardhur për punë apo edhe për turizëm.

Profesionalizmi i stafit mjekësor, aparaturat më moderne, komoditeti që ofron, por edhe çmimet shumë konkurruese me vendet e tjera të Europës janë arsyet që shtyjnë të huajt të drejtohen në Spitalin Amerikan për asistencë mjekësore.

Screenshot_5.jpgScreenshot_6.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bllokohen 4 HOTELE luksoze në SARANDË, KSAMIL dhe HIMARË (Ja kush janë PRONARËT- EMRAT)
Shihni ME VIDEO si vidhet BMW X5 në Fushë-Krujë, shumë afër KOMISARIATIT »
Article Logic
Execution time: 0.025083065032959
array(1) { ["section"]=> string(126) "spitali-amerikan-shpeton-turistin-hungarez-kirurgjia-e-suksesshme-dhe-ne-kohe-i-rikthen-normalitetin-pacientit-hungarez-127672" }