Spiunët e Qeverisë, me zyra në shtet dhe privat. Ja skema se si Rama do luftojë korrupsionin

Publikuar tek: politike, më 07:52 17-12-2015 Spiunët e Qeverisë, me zyra në shtet dhe privat. Ja skema se si Rama do luftojë korrupsionin Edi Rama gjatë një kafe pune me drejtoreshën e Tatimeve Brisida Shehaj dhe drejtorin e Komunikimit Endri Fuga

Një skemë e mirëmenduar e qeverisë Rama, përmbyllur edhe me një vendim të Kryeministrisë, do të vihet në zbatim për të luftuar korrupsionin.

Nuk dihet asgjë për parashikimet e efikasitetit që do të ketë, por së paku paraprakisht qeveria ka vendosur që ‘’spiunët’’, të quajtur ndryshe ‘’sinjalizues’’, t’u japë zyra në shtet dhe në privat.

Si do të funksionojë skema?

Qeveria miratoi dje projektligjin ‘’Për mbrojtjen e sinjalizuesve’’, ku një strukturë e re do të mbledhë prova dhe do të aksesojë dokumente pa e detyruar spiunin që të bëjë publik burimin e tij nga ku është informuar.

Njësia do të jetë prezentë në çdo autoritet publik, i cili ka më shumë se 80 tëpunësuar dhe njëkohësisht te çdo subjekt privat që ka minimalisht 100 punonjës.

ILDKPI është vendosur që të jetë organ i sinjalizimit të jashtëm, për të mbledhur provat e spiunëve. Më pas të dhënat e dyshuara do t’I dërgohen policisë dhe prokurorisë. Projektligji parashikon edhe mbrojtjen e sinjalizuesve, të cilët të paktën në letra thuhet se nuk mund të pushohen si shkak i hakmarrjes për spiunimin.

Projektligji u propozua nga ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi dhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skenari i socialistëve, do hyjnë herët në Kuvend
Rama i relaksuar, përkrah Spartak Brahos dhe futet në Kuvend. Mban veshur jelekun lejla »
Article Logic
Execution time: 0.024871826171875
array(1) { ["section"]=> string(96) "spiunet-e-qeverise-me-zyra-ne-shtet-dhe-privat-ja-skema-se-si-rama-do-luftoje-korrupsionin-27950" }